“Bashkëqeverisja”, 10 mijë ankesa
06/06/2018 14:55

Në Sallën e Hartave të Kryeministrisë, Edi Rama mblodhi koordinatorët e platformës online të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm. Kreu i Qeverisë tregoi sa është numri i atyre që kanë shfrytëzuar këtë mekanizëm, për të cilin thotë se vë në lëvizje direkt ministrin përkatës.