Basha: Rama ka frikë, emëroi kryeprokuroren pa Vetting
06/01/2018 18:55

Për Lulzim Bashën frikë nga Reforma në Drejtësi ka kryeministri Rama. Nga Fieri kryetari i Partisë Demokratike tha se prova për këtë ishte emërimi nga socialistët i kryeprokurorit të përkohshëm pa vetting. Basha akuzon Ramën edhe për bllokimin e SPAK dhe BKH, organet që që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë.