Australi, beteja me flakët, 6 viktima dhe qindra shtëpi të shkrumbuara nga zjarret
09/12/2019 20:18

Zjarrfikësit australianë janë detyruar të bëjnë zjarrvënie të kontrolluara për të ndaluar përhapjen e flakëve që po zhurisin zona të gjera të vendit. Tymi dhe flakët ngrihen mbi shtëpitë në qytezën e vogël Spencer në afërsi të bregut lindor të Australisë ndërsa zjarrfikësit kryejnë zjarrvëniet e kontrolluara, në një kohë kur kushte më të pafavorshme moti priten në ditët e ardhshme. Më shumë se 140 vatra zjarri janë aktive në vend ndërkohë që parashikohet një valë të nxehti për këtë javë. Të martën, temperaturat pritet të kalojnë 40 gradët celcius në disa pjesë të shtetit të Nju Sauth Uellsit, që është goditur më rëndë nga zjarret, dhe erërat e forta që pritet të ushqejnë flakët. I gjithë vendi në fakt është përballur me një fillim të tmerrshëm të sezonit të zjarreve, që shkencëtarët thonë se ka nisur më herët se zakonisht dhe se është më ekstrem këtë vit për shkak të thatësirës ekstreme dhe efekteve të ndryshimeve të klimës. Që kur kriza nisi në shtator, gjashtë persona kanë humbur jetën, më shumë se 700 shtëpi janë shkatërruar dhe mbi tre milionë hektarë tokë janë shkrumbuar. Edhe pse numri i viktimave në njerëz ka qenë më i ulët krahasuar me sezonet e viteve të kaluara, shkalla e shkatërrimit të këtij viti është përshkruar si e paprecedentë.

Tërmeti në Turqi, të mbijetuarit strehohen në trena
27/01 15:28
“Dështon” Salvini/ Në Emilia Romania të Italisë fiton PD
27/01 14:32
Britani e Madhe/ Dalin në qarkullim 10 milionë monedha 50-centëshe për Brexit-in
27/01 14:29
Ylli i NBA që frymëzoi të gjithë/ Ja kush është Kobe Bryant!
27/01 13:12
Shuhet Kobe Bryant/ Bota shpreh dhimbje për yllin e NBA
27/01 13:07
Flet studentja nga Wuhan, epiqendra e virusit: Iu nënshtrova analizave dhe jam mirë
27/01 12:54
Çmimet Grammy/ Triumfon 18-vjeçarja Billie Eilish
27/01 11:57
Kujtohet Holokausti/ 75 vite nga çlirimi i Aushvicit
27/01 10:53
E përditësuar/ 80 të vdekur dhe 2700 raste me koronavirus në Kinë
27/01 10:32
“Hear WHO”/ Aplikacioni më i ri dedikuar…
26/01 22:47
Avioni më i madh/ Boeing 777X realizon fluturimin e parë
26/01 22:23
Shkon në 54 numri i viktimave në Kinë/ Epidemia “prek” Kanadanë
26/01 15:32
Alarmi nga Kina/ Virusi përhapet para se të shfaqen simptomat
26/01 15:10
Mekanizmi që shkaktoi tërmetin/ Eksperti: Origjina tek shtyrja e pllakës arabe në drejtim
26/01 12:40
Tërmeti, Turqi/ Rritet bilanci, shpëtohet 3-vjeçarja
26/01 12:34
Virusi, 90 mijë të prekur në Kinë/ Infermierja: Autoritetet thonë se janë rreth 2 mijë
26/01 12:25
Virusi, Kinë/ Dyfishohet shitja e maskave, por sa mbrojnë vërtet!
26/01 10:47
Itali/ Ekzekutohet me gjakftohtësi 45-vjeçari shqiptar, sapo del nga pragu i shtëpisë
26/01 10:28
Liderët e BE-së nënshkruajnë marrëveshjen e Brexit
25/01 20:44
Ëndërra amerikane arrihet më lehtë në Kanada
25/01 20:41