Anti-terrori në gatishmëri pa afat/ Të huajt nga Lindja intervistë të posaçme, u skanohen shenjat e gishtave
21/01/2020 19:38

Që prej datës 3 janar, drejtoria e anti-terrorit në policinë e shtetit ka kaluar në gatishmëri me afat të pacaktuar, si pasojë e rritjes së vigjilencës pas vrasjes nga SHBA të kreut të njësisë QUDS Qasem Sulejman. Top Channel ka mësuar, jo zyrtarisht, se të gjithë shtetasit e huaj nga vendet e lindjes, i nënshtrohen një intervistimi të posaçëm si dhe skanimit të gjurmëve të gishtave dhe më pas ky informacion ndahet në kohë reale me agjencitë partnere ndërkombëtare. Po ashtu është duke u treguar kujdes me të gjithë emigrantët e paligjshëm që tentojnë hyrjen në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër. Në kushtet e anonimatitet një burim jo zyrtar tregoi për Top Channel se autoritetet e anti-terrorit dhe migracionit po bëhen gati të dëbojnë iranianin Ehsan Bidi, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë. Mësohet se Ehsan Bidi i është refuzuar leja e qëndrimit dhe aktualisht po mbahet ne qendrën e mbyllur të Karecit derisa të përfundojnë procedurat e largimit të tij. Ehsan Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak. Ndërkohë po ashtu, Top Channel mëson se autoritetet i kanë refuzuar lejen e qëndrimit edhe një personazhi me dritë hije Thamer Ali Radhi Zaidawi, i cili është me origjinë nga Iraku por besohet se ka ngecur në rrjetën e anti-terrorit pas sinjalizimit të partnerëve për aktivitetin e tij të dyshimtë. 44-vjeçari ka kundërshtuar në Gjykatë urdhrin e largimit dhe procesi do zhvillohet në fillim të muajit shkurt. Top Channel mëson nga burime të besueshme se dy diplomat të tjerë iranianë janë urdhëruar të largohen nga Shqipëria brenda 72 orësh për shkak se përbëjnë rrezik serioz për Shqipërinë. Top Channel ka mësuar edhe emrat e tyre, ata janë Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor I Iranit në Shqipëri, ky i fundit shumë aktiv në fondacionin Shiraz që vepron edhe në Shqipëri dhe që ka një mbështetje special nga ana e Iranit. Burime tejet të rezervuara i thanë Top Channel se këta persona ishin në lidhje të drejtpërdrejtë e ish shefit supreme të trupave Quds, gjeneralit Sulejmanit i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se shërbimet sekrete dhe shërbimi inteligjent shqiptar edhe më ndihmën e vendeve aleateve ka siguruar të dhëna për njohurinë e tyre edhe mbi planin sekret për rrafshimin e ambasadës amerikane në Bagdad, në një sulm të organizuat nga Sulejmani, që mesa duket konfirmon vërtetësinë e shqetësimit që çoi në vrasjen e Sulejmanit!

Top Channel/ DASH përmend sulmin e Top Channel dhe injoron “Belerin”: Gjyqësori më i pavarur
22/04 23:33
Top Channel/ “Vetting-u u përdor si gjueti shtrigash”, Sali Berisha vijon fjalimet nga ballkoni
22/04 22:57
Top Channel/ Investigimi i RAI-3, Berisha: Fakton si vetting-u u përdor si gjueti shtrigash
22/04 22:56
Top Channel/ “Erion Veliaj jep dorëheqjen”, Berisha nga ballkoni: Gjyqin do të ta bëjmë në shesh
22/04 22:56
Top Channel/ Dramë në drejtësi, Sali Berisha nga ballkoni: Kërkojnë t’ua shesin…
22/04 22:55
Top Channel/ Shoferi i dehur përfundon ne kanal, nxirret nga banorët e zonës në Fier
22/04 22:53
Top News/ ‘Meta ka përfituar nga Rama’/ Basha në Zona Zero – Akuzat ndaj meje trillim
22/04 22:42
Top Channe/ “Kam dëgjuar që jam bërë diktatior”, Ilir Meta deklaratë për mediat: Partia…
22/04 22:07
Top Channel/ Ilir Meta: I dua shume filipinaset, nuk jam kundër të vijnë të punojnë në Shqipëri
22/04 22:06
Top Channel/ “Djemtë e miliarderëve vijnë çdo javë këtu”, Meta për mediat: Ka vende më të mëdha
22/04 22:06
Top Channel/ “Shumë mirë që vijnë pensionistët italianë”, Meta: Ne na duhet ë rinjtë
22/04 22:05
Top Channel/ Meta për mediat: Mafia i uli vlerën vlerën euros dhe dollarit, humbasin…
22/04 22:04
Top Channel/ “Kam dëgjuar që jam bërë diktatior”, Ilir Meta: Nuk e kemi kot fraksionin në parti
22/04 22:04
Top News/ “Gjyqësor më i pavarur”, DASH: Korrupsioni ende problem
22/04 21:48
Top Channel/ “Ikin” policët, gjobat me kamera/ Grant nga Emiratet, Balla: Niveli i lartë i sigurisë
22/04 19:43
Top Channel/ Gjyshja lihet e lirë/ Durrës, “rrëmbeu” nipin por pranoi ta kthejë 3-vjeçarin tek e ëma
22/04 19:41
Top Channel/ Profesionistët refuzojnë tatimin/ Dërgojnë padi të re në Gjykatën kushtetuese
22/04 19:35
Top Channel/ Doli në takim, i njohuri e rriti disa vite në moshë! 39-vjeçarja i thyen gotën në kokë
22/04 18:27
Top Channel/ Maya dhunohet nga bashkëshorti! Pajiset me urdhër mbrojtjeje, partneri 200 metra larg
22/04 18:26
Top News/ Gati për sezonin veror / B.M. Group vjen me risi e garanci për bashkëpunëtorët
22/04 17:45