Ndotja në qytetin e Elbasanit ka marrë përmasa shqetësuese e për këtë arsye prefekti Shefqet Deliallisi dhe Drejtoria Rajonale e Mjedisit kanë deklaruar se do të merren masa ekstreme, deri në mbylljen e aktivitetit të kompanive industriale, që nuk respektojnë parametrat e ndotjes.