Ajri i ndotur në Kosovë/ Ndotësit kryesorë, termocentralet pranë Prishtinës
25/11/2019 20:33

Mëngjesi i së hënës e ka zbardhur Prishtinën me ajër të rrezikshëm. Matësi tregon se indeksi i cilësisë së ajrit ka shënuar 160, me përbërje të dioksidit të sulfurit dhe monoksidit të karbonit mbi vlerat e lejuara. Nga kjo ndotje më të rrezikuarit janë personat që kanë probleme me organet e frymëmarrjes por nuk pasojat nuk përjashtohen as për masën tjetër të shoqërisë. Qytetarët thonë se kjo është shqetësuese duke e ditur se temperaturat gjatë muajit nëntor kanë qenë mesatare. Qytetarët besojnë se ndotësit më të mëdhenj janë termocentralet që gjenden 7 km larg kryeqytetit. Situatën e ka alarmuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, të cilët thonë se ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës. Këtë situatë sipas tyre do ta rëndojnë edhe më shumë rëniet e temperaturave kur ekonomitë familjare do të përdorin lëndë të ndryshme djegëse për ngrohje. Përmirësim të situatës këtë vit nuk pret as vetë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi. Matoshi tregon se këtë vit ka nisur zbatimi i udhëzimit administrativ që urdhëron ngasësit për kontrollin e emitimit të gazrave të veturave. Ai thotë se gjendjes pritet t’i ndihmoj vendosja e filtrave në Termocentralin “Kosova B” si dhe mos përdorimi i thëngjillit nga institucionet shtetërore dhe ekonomit familjare për ngrohje.

Kosovë/ Vendi pa qeveri, po dëmton bizneset
27/01 16:19
Marrëveshjet me Serbinë, Haradinaj: Nuk i bëjnë dëm Kosovës
27/01 16:05
“I përkushtuar të arrij një marrëveshje për bashkëqeverisje”/ Lideri I LDK-së, takim me Kurtin
27/01 15:51
Qytetarët e Kosovës nuk kanë besim tek drejtësia
27/01 15:00
Kosovë, mbyllen bizneset/ Në vitin 2019 u mbyllën 1.774 biznese
25/01 16:12
Dialogu, shanse për rifillim/ Analistët komentojnë marrëveshjet për transportin
25/01 15:57
Grenell në Beograd: Tërhiqemi po nuk pati rezultate
24/01 15:53
“Zgjedhjet ishin transparente”/ Vëzhguesit e BE vlerësojnë procesin zgjedhor në Kosovë
24/01 15:47
“Rama deshi të ndajë Kosovën”/ Haradinaj në “Open” thellon akuzat për homologun
24/01 12:10
Grenell në Beograd flet për njohjet: Mos loboni kundër Kosovës
24/01 11:53
Kosovës po i ikin qytetarët
23/01 18:49
Grenell: Hiqni taksën 100%/ I dërguari i Trump takon liderët politikë në Kosovë
23/01 15:43
Grenell pas takimit me Kurtin: Nuk përfshihem në krijimin e qeverisë, është çështje e brendshme
23/01 13:11
Takimet me Mustafën e Kurtin/ I dërguari i Trump takime të veçanta me kreun e LDK dhe VV
23/01 13:03
Korrupsioni në Kosovë/ TI: Shansi tek Vetëvendosja
23/01 11:43
Me Trump, pakti final me Serbinë/ Thaçi darkon më të dërguarin e Presidentit të SHBA: Dialogu, pa kushte
23/01 02:26
Grenell mbërrinë në Prishtinë
22/01 20:51
I dërguari i Trump në Prishtinë/ Grenell takon Thaçin
22/01 20:16
Linja direkte Kosovë-Serbi/ Dy vendet nënshkruan marrëveshje të veçanta me kompaninë gjermane
22/01 20:01
Analistët në Kosovë: Të shihet opsioni i qeverisë teknike
22/01 19:03