Adriatik Llalla “non grata” në SHBA, vëllai i deputetit Lita i paguan lobimin
04/11/2019 19:34

Ish prokuri përgjithshëm Adriatik Llalla është një prej tre zyrtarëve të lartë shqiptarë, të cilëve sekretari amerikan i shtetit, publikisht i ka komunikuar vendimin për mos të shkelur më kurrë, në tokën amerikane. Sekretari amerikan i shtetit mori këtë vendim drastik për ish kryeprokurorin më 14 shkurt 2018. Ndryshe nga Tom Doshi dhe Vangjush Dako që nuk janë shprehur asnjëherë për këtë vendim ekstrem, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë qëndrim amerikan ndaj tij dhe familjes. Rreth një vit më pas, zoti Llalla nis përpjekjet për të dalë nga lista e zezë amerikane. Ky dokument tregon angazhimin e një kompanie lobuese në New York e quajtur Sher Tremonte e cila ka lidhur një kontratë me ish prokurorin më 15 Shkurt 2019 e si objet pune ka, “anulimin e vendimit të departamentit amerikan të shtetit për ti ndaluar atij dhe familjes hyrjen në SHBA. Për këtë aktivitet lobues në kontratë sanksionohet se është paguar shuma e 5.000 dollarëve. Ndërkohë që aktiviteti lobues në SHBA është legjitim nëse ndodh brënda kornizës ligjore amerikane të përcaktuar, në rastin e zotit Llalla interesant është fakti se kush i pagoi këto 5.000 dollarë. Në kontratën mes kompanisë lobuese Sher Tremonte dhe zotit Llalla shuma e 5.000 dollarëve nuk është paguar prej tij por prej një kompanie ndërtimi e quajtur “Lita Brothers Construction, LLC” me qendër në Neë York. Sipas të dhënave nga regjistri kompanive të biznesit në SHBA rezulton se pronar i kësaj kompanie është shtetasi shqiptaro-amerikan Bedri Lita. Zoti Bedri Lita është vëllai deputetit demokrat Korab Lita. Mbetet e paqartë përse Bedri Lita paguesi shumës së 5.000 dollarësh u përfshi në këtë operacion lobimi në favor të Adriatik Llallës. Për këtë cështje Top-Channel pyeti deputetin Korab Lita se cfarë komenti kishte ai për përfshirjen e të vëllait në këtë histori lobimi. Korab Lita deklaroi: “Nga informacionet që kam, bëhet fjalë për një ngjarje përpara se unë të hyja në parlament. Prej 30 vitesh vëllai im jeton në SHBA dhe është shtetas amerikan. Veprimtaritë dhe jetët tona janë të ndara prej 30 vitesh. Secili nga ne ka jetë të pavarura nga njëri tjetri”.

Top Channel/ “E keni ves…”, Salianji përplaset me socialistët! Mbledhja e plotë e Komisionit të TIMS
19/04 15:55
Top Channel/ “Kaq ishte e gjitha, Ervin”, rikthehet normaliteti në Komisionin Hetimor të TIMS
19/04 13:23
Top Channel/ Naço justifikohet për kundërshtimin e PS,Salianji:Më vjen mirë që arritëm t’ju përçajmë
19/04 13:22
Top Channel/ Naço justifikohet për kundërshtimin e PS,Salianji:Më vjen mirë që arritëm t’ju përçajmë
19/04 13:21
Top Channel/ Kërkesa për informacion në SPAK. Naço kundër PS, Salianji: S’po çojmë bomba
19/04 13:20
Top Channel/ Komisioni i TIMS, Naço përplaset me Salianjin: Nuk të ndërpreva
19/04 13:20
Top Channel/ Komisioni i TIMS, Luan Baçi: Uroj që Gogu të vazhdojë me qetësi, jo me provokim
19/04 13:19
Top Channel/ “Çfarë informacioni kanë ekspertët për mirëmbajtjen e TIMS?” Gështenja: Ju të katërt…
19/04 13:18
Top Channel/ “Se mos i keni lënë të painformuar?” Komisioni i TIMS, Salinaji nuk ndal ironitë
19/04 13:18
Top Channel/ “Ikët prapë, e keni ves! Protestën e kemi ne, ju…”, Salianji përplaset me Gjylametin
19/04 13:16
Top Channel/ Socialistët i rikthehen TIMS-it! Votimi i kërkesave të kërkuara nga ekspertët
19/04 12:37
Top News/ Kuvendi miraton projektligjet, votohet me 96 vota marrëveshja me Këshillin e Europës
18/04 22:07
Top News/ Politika, sebep i krisjeve në çiftin Meta/ Kryemadhi: Më sulmoi si politikane
18/04 21:12
Top News/ Film dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Kemi nevojë për zëra të kthjellët
18/04 18:05
Top Channel/ Kryemadhi del në krah të Metës: Më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte
18/04 18:04
Top Channel/ Felaj zbulon paktin e Bardhit me Çuçin: Deputetët që do flasin në Kuvend do marrin leje
18/04 17:31
Top News/ ‘Çështje e shteruar’. PS tregon pse refuzon mocionin për ‘Xibrakën’
18/04 17:22
Top News/ ‘Romeo do bëhem e egër’, Të qeshura dhe përqafime mes çiftit Heidi dhe Romeo
18/04 16:37
Top News/ Basha s’e do më afër Bardhin/ Përplasja në Kuvend, jo vetëm për Xhaçkën
18/04 16:33
Top News/ Sulmet e Metës ndaj SPAK. Ambasadori i BE në Tiranë: Të papranueshme
18/04 16:25