A jemi solidarë me njëri-tjetrin? – Ora e Tiranës
18/06/2019 19:00

Shumë prej banorëve të Tiranës nuk jetojnë në mirëqenie, duke pasur vështirësi të madhe ekonomike. Për këtë arsye, në kryeqytet janë vendosur 45 kontenierë, ndryshe shtëpiza solidariteti, me synim mbledhjen e veshjeve, që shpërndahen më pas në qendrat rezidenciale, kryesisht në shtëpitë e fëmijëve të braktisur. Me sloganin “Të riveshim botën me solidaritet”, këto shtëpiza janë shpërndarë në zonat kryesore të qytetit, por sa i njohin qytetarët dhe a kanë dhuruar veshje për to? Sa solidarë jemi përtej festave të fundvitit dhe ku shkojnë ndihmat e mbledhura në këto shtëpiza të verdha? Këtyre pyetjeve u kthyem përgjigje në këtë episod të “Ora e Tiranës”.