75 vjetori i çlirimit, Bashkia e Tiranës nderon 4 organizatat e veteranëve të LANÇ dhe personalitete të luftës
17/11/2019 15:28

Me rastin e jubileut të 75 vjetorit të çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashist, Bashkia e Tiranës ka nderuar sot organizatat dhe disa nga veteranët e luftës antifashiste nacional-çlirimtare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu mirënjohjen për kontributin që dhanë të gjithë ata burra dhe gra që luftuan kundër pushtuesve, ndërsa theksoi se është detyrë e brezit të sotëm që të vlerësojë sakrificën e tyre.