57 shkolla nuk u hapën/ Shkaku kryesor, numri i ulët i nxënësve në klasa
22/01/2020 19:50

57 shkolla të sistemit parauniversitar nuk janë hapur për këtë vit shkollor 2019-2020. Shkolla 9-vjeçare “Pajan” është një prej tyre. Isabela pas mbylljes së shkollës afër fshatit është detyruar që procesin mësimor ta ndjek në Pezë. 11-vjeçares i duhet të zgjohet herët që të kap orën e mësimit në kohë. “Zgjohem në 6, sa të bëhem gati që në 7:30 të jem në shkollë. E bëj gjithmonë në këmbë. Më parë kam qenë te shkolla e “Pajan-ës” po u zhvendosa në Pezë se aty kishte pak fëmijë. Në klasë të gjashtë ne ishim 4. Mësuesit kanë ndryshuar”. “S’ka kalamaj sipër. Më përpara ka pasur më shumë. Po është varfëruar vendi kanë ikur të gjithë në tiranë, e tani ska”, shprehet babai i Isabelës. Për shkak të numrit të ulët të nxënësve por edhe dëmtimeve të tërmetit të 26 nëntorit, 3 shkolla janë mbyllur në njësinë administrative Pezë. Të gjithë nxënësit, 250 nxënësit e 3 shkollave janë zhvendosur në këtë godinë këtu, që më parë ka qenë qendër fetare,për të zhvilluar mësim. Tashmë kjo shkollë quhet shkolla e mesme e bashkuar ’16 shtatori’. Në përgjigjen kthyer Top Channel nga Ministria e Arsimit, bie në sy se shkollat përveç shembjes nga tërmeti, nuk janë hapur më së shumti prej numrit të vogël të nxënësve dhe për efekt përqendrimi të klasave kolektive, ata janë zhvendosur në shkollat e qendrës. Lushnja ka mbyllur dyert e 7 shkollave, ndërsa Tepelena numëron mbylljen e 6 kopshteve dhe shkollave pasi nuk kishte fëmijë të regjistruar, dhe që pritet të hapen kur të rritet numri i tyre. Mbyllja e shkollave vit pas viti , sipas ekspertit të arsimit Ndriçim Mehmeti shtyn në braktisjen e shkollave si dhe të zonave rurale. “Është një shkelje e kushtetutës. Arsimin e detyruar ne e kemi 9 vjet, dhe ajo që është më e keqja është që e ka paralajmëruar vetë ministrja Shahini, kur ka thënë se nuk investoj për shkolla me 7-8 apo 10 nxënës. Ky lloj dekurajon dhe jetën në zonat rurale, sepse njerëzit kur shikojnë që nuk ka shkollë, nuk ka qendër shëndetësore. Atëherë pse duhet të rrinë ata atje?!”, thotë Ndricim Mehmeti./Kristi Gongo/

Top Channel/ Ndodh çudia në Pogradec! Përfitoi nga amnistia dje, sapo doli nga burgu bën vjedhje
25/04 19:21
Top Channel/ Vetëm 12 orë në liri! Ja pse u arrestua sërish “Buzëderri” në Vlorë
25/04 19:19
Top Channel/ Krisja më e fundit me Monikën, Meta lë bashkëshorten jashtë kryesisë
25/04 18:56
Top Channel/ “Opozita ka patur dobësi të theksuara në organizim”, Meta: Rithemelimi i PL-së…
25/04 18:55
Top Channel/ Aleancë me Sali Berishën, Meta tregon kushtin e vetëm: Rëndësi ka…
25/04 18:54
Top Channel/ A do kandidojë Monika Kryemadhi për postin, si përgjigjet Ilir Meta për bashkëshorten
25/04 18:54
Top News/ Protesta e opozitës para Bashkisë/ Bllokohet bulevardi, thirrje ndaj akteve të dhunës
25/04 18:49
Top Channel/ Hetimi i SPAK për serat me kanabis në Berat, lëshohen 9 urdhër arreste të reja
25/04 18:19
Top Channel/ Pagoi para për të blerë vota për të bijën, SPAK dërgon për gjykim dosjen e Agim Locit
25/04 18:18
Top News/ Familja me asistencë sociale dhe pistoletë/ Kanoset task forca që shkoi për verifikim
25/04 18:18
Top Channel/ Gjykata e Apelit rrëzon dënimet e producentit amerikan për krime seksuale, kërkon…
25/04 17:58
Top Channel/ Anulohen mijëra fluturime në Francë dhe Evropë, zbulohet shkaku
25/04 17:57
Top News/ Fermerët e hashashit në Berat / Gjykata i lë në arrest me burg, tre në kërkim
25/04 17:38
Top Channel/ Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, në pranga 52-vjeçari! Në kërkim tre të tjerë
25/04 17:05
Top Channel/ Vodhi makinën të moshuarit, arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim në Shkodër
25/04 16:54
Top News/ Ndërtuan pa leje në Gjipe/ Arrestohet një 52-vjeçar, në kërkim 3 shtetas të tjerë
25/04 16:30
Top Channel/ Hetimi i bashkëshortes,kryeministri i Spanjës konsideron dorëheqjen.Spanjollët: Të ikë!
25/04 16:23
Top News/ Bardhi nuk depozitoi kallëzim. SPAK nuk nis procedim penal sipas kërkesës së Olsi Ramës
25/04 15:49
Top Channel/“Jo përmbajtje të dëmshme online”! Krasniqi nënshkruan deklaratë me rrjetet rregullatore
25/04 15:33
Top Channel/ Shtohen eksportet shqiptare! Këtë periudhë fruta-perimet po shkojnë më shumë në rajon
25/04 15:30