Në vitin 2013, Qeveria shqiptare do të paguajë në total 641 milionë dollarë për të shërbyer borxhin e saj. Pjesa dërrmuese e faturës përbëhet nga interesat, ndërsa një pjesë më e vogël ka të bëjë me shlyrjet e kredive që Shqipëria ka marrë vitet e kaluara. Krahasuar me këtë vit fatura për shërbimin e borxhit do të rëndohet në 2013-n me 8.4 miliardë lekë, kur vetë buxheti në total rritet me 12 miliardë lekë.