Mundësuar nga Vodafone

Nëse keni pyetje për audicionet ose pjesëmarrjen tuaj në show, përgjigjet janë KËTU:

Pyetje 1: Me çfarë kënge mund të paraqitem në audicion?
Përgjigje: Zgjidhni këngën që i përshtatet vokalit tuaj!

Pyetje 2: Mund të dërgoj video online para se të paraqitem në audicion?
Përgjigje: S’ke pse dërgon video nëse do paraqitesh në audicion!

Pyetje 3: A mund të ndryshohet data e audicionit?
Përgjigje: Jo. Nuk ka një mundësi të dytë nëse mungoni në audicionin e paracaktuar!

Pyetje 4: Sa duhet të pres derisa të marr një përgjigje me telefon?
Përgjigje: Që nga data e audicionit duhet të prisni 2-4 ditë.

Pyetje 5: Ka ndonjë listë këngësh me të cilën duhet të paraqitem në audicion?
Përgjigje: Jo! Paraqituni në audicion me këngën që i përshtatet më mirë stilit tuaj. Mësoni dhe një tjetër rezervë nëse u kërkohet.

Pyetje 6: Sa zgjat performanca në audicion?
Përgjigje: Varet. Filloni duke kënduar këngën që njihni më mirë. Nëse ju kërkojnë, mund të këndoni edhe një tjetër.

Pyetje 7: A mund ta bëj audicionin në qytetin ku jetoj?
Përgjigje: Po, nëse ai është në listën e qyteteve të përzgjedhura për audicion. Nëse nuk është i përfshirë, paraqituni në qytetin më të afërt ku do kryhet audicioni.

Pyetje 8: Çfarë duhet të kem me vete në audicion?
Përgjigje: Bazë muzikore (nëse keni) dhe një foto të përmasave 13-9.




Licensuar nga Talpa Distribution B.V.Formati origjinal nga Talpa Content B.V.