01:00 Lajme e Moti
01:33 Select R
Programi i plote
PUBLICITET
"Shqip" nga Rudina Xhunga

Një komb, tre kryeqytete, 10 milionë shqiptarë.

"Shqip" është një program politiko-shoqëror, me autore dhe drejtuese, gazetaren Rudina Xhunga, një prej emrave më me ndikim, të medias shqiptare. Një emision televiziv, ku personazhet, bëjnë diferencën. Shqiptarë apo të huaj, ata janë emrat më në zë të politikës, ligjeve, letrave, artit dhe filozofisë bashkëkohore në botë.

Emisioni transmetohet live nga studio e Tiranës dhe shpesh nga studiot e Top Channel në Kosovë, Maqedoni, apo vendi i ngjarjes aktuale të javës.

Emisioni realizohet gjithashtu, kudo ka shqiptarë në Greqi, Itali, Preshevë, Mal të Zi, Camëri, Ukrainë etj. Në studio ftohen njerëzit më të rëndësishëm të jetës politike dhe shoqërore mbarëshqiptare, gjithashtu emrat më të rëndësishëm të letërsisë dhe publicistikës ndërkombëtare bashkëkohore.

Të ftuar ekskluzivë të gazetares Rudina Xhunga, kanë qenë fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi në 2006, Orhan Pamuk, fituesja e Cmimit Nobel për Letërsi në 2007, Doris Lessing, kandidati për Çmimin Nobel në Letërsi, Amos Oz, shkrimtarët italianë Roberto Saviano, Alberto Bevilacqua, Daria Bignardi, Alfonso Signorini, Fabio Volo, Paolo Giordano, Beppe Severgnini, publicisti anglez Misha Glenny, ish Komandati Suprem i Aleances per Evropën, Wesley Clark, Presidenti i Serbisë, Boris Tadic dhe ish Presidenti kroat, Stjepan Mesic. Të tjerë të ftuar për herë të parë, kanë qenë, shqiptarë të suksesshëm që performojnë jashtë atdheut, si tenori ndërkombëtar, Saimir Pirgu, sopranoja Ermonela Jaho, artisti Anri Sala, koreografi Angjelin Preljocaj apo balerini i operas së Vienës, Eno Peci. Java në Top Channel, nis me "Shqip".

Me Rudina Xhungën, cdo e hënë, është një e hënë ndryshe.
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.