Lindje&Perëndim

Çdo të diel, ora 16:45 në Top News dhe ora 17:15 Premierë në YouTube, Top Channel Albania

Programi “Lindje Perëndim” ofron një qasje të plotë të zhvillimeve ndërkombëtare përmes analizimit më të thellë të ngjarjeve të aktualitetit, të cilat për shkak të presionit të afateve kohore, nuk e gjejnë dot një mbulim të tillë gjatë edicionit të lajmeve. Përmes zërit të analistëve, ekspertëve të fushës, apo dëshmive të personave të prekur, "Lindje&Perëndim" sjell një tablo të zgjeruar të ngjarjeve, duke përfshirë këtu një historik të tyre dhe shpjegimin në linjë kronologjike, teksa analizon ndërkohë edhe faktorët që kanë ndikuar në situatën për të cilën diskutohet, apo pasojat që mund të kenë në të ardhmen e afërt ose të largët. Është praktikisht një mënyrë për të kuptuar më mirë zhvillimet globale përmes një shpjegimi të detajuar.