Top Show

E marte, e merkure, 23:00. E premte, 21:00

Top Show tashmë është kthyer në një fjalor temash. Mijra personazhe kanë qenë në skenën e tij. Qindra personazhe janë promovuar falë pjesëmarrjes në këtë emision.

Tashmë pas kaq vitesh, kur realitetet televizive në Shqipëri kanë ndryshuar dhe janë zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme, Top Show mban me meritë vendin e emisionit të parë që shpërtheu monopolin e disa temave dhe vetëm të disa personazheve të ekranit. E demokratizoi atë në mënyrë të pakthyeshme dhe hoqi tabunë e temave që "nuk bëjnë për televizion".


Top Show u ideua si emision në nëntor të vitit 2003. Presidenti i Top Medias, Dritan Hoxha, ishte ideatori i një emisioni të zhanrit talk show, në kohën kur, në mënyrë të vullnetshme, televizionet kryesore në vend bënë marrëveshjen për të mos transmetuar më emisione, apo filma piratë. është ky një moment i rëndësishëm për transformimin e realitetit të mediave elektronike në Shqipëri. 

Që në fillim Top Show iu besua drejtuesit Alban Dudushi, i cili në atë kohë punonte si gazetar politik në redaksinë e informacionit dhe, gjithashtu, drejtonte një emision të përnatshëm të titulluar ORA 00. Në bashkëpunim me Altin Raxhimin, në postin e kryeredaktorit, u krijua redaksia e emisionit me gazetarë të thirrur nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale. Një grup të rinjsh pa përvojë televizive, por të talentuar dhe me formimin dhe shijet e duhura për emisionin që ishte në projekt.

Prej janarit të vitit 2004 Top Show është një realitet i përnatshëm dhe gjithmonë i suksesshëm.



Më shumë
video
Promo Top Show Magazine - 25 Janar 2017
Promo, Top Show, 18 Shkurt 2017

Top Show, Pjesa 1 - 22/02/2017
Top Show, Pjesa 2 - 22/02/2017
Top Show, Pjesa 3 - 22/02/2017
Top Show, Pjesa 1 - 21/02/2017
Top Show, Pjesa 2 - 21/02/2017
Top Show, Pjesa 3 - 21/02/2017

të gjitha videot


Top Channel 2017
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.