Ti Mundesh

E shtune, ora 16:50

Ti mundesh të investosh drejt, të investosh për të ardhmen! Në një botë globale, suksesi në jetë nuk varet vetëm nga rezultatet në shkollë, por dhe nga aftësia dhe dëshira për punë.

Na ndiqni në Top Channel, ku për 10 puntata radhazi do t’ju orientojmë për të investuar drejt në karrierën tuaj, për një të ardhme më të suksesshme.


Ky produksion televiziv nxjerrë në pah mundësitë e shumta për të rinjtë në tregun e punës; do t’i orientojë ata si duhet drejt nevojave të tregut dhe hapësirave që mundëson edukimi profesional dhe orientimi i karrierës drejt një profesioni dhe mundësitë afatshkurtër dhe afatgjatë që ofron tregu i punës në Shqipëri dhe jashtë saj.

Në sezonin e II-të emisioni "Ti Mundesh" udhëton nëpër Shqipëri për të prekur nga afër punën e palodhshme të të rinjëve. Si e kanë ndërtuar karrierën e tyre? Ku kanë investuar? Cilat janë idetë më novatore? Si mund të kthesh në biznes fitimprurës një dëshirë apo ide? "Ti mundesh" do të thotë të duash të punosh...! Histori suksesi!

Sekreti për të ecur përpara është profesioni yt! Atëherë….edhe ti mundesh të kesh profesionin e duhur për ty!

Ti mundesh!



Më shumë
Ti Mundesh, Pjesa 1 - 30/07/2016
Ti Mundesh, Pjesa 2 - 30/07/2016
Ti Mundesh, Pjesa 1 - 28/05/2016
Ti Mundesh, Pjesa 2 - 28/05/2016
Ti Mundesh, Pjesa 1 - 30/04/2016
Ti Mundesh, Pjesa 2 - 30/04/2016

të gjitha videot


Top Channel 2017
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.