Pop Channel


"Pop Channel" është një program i orientuar drejt satirës së informacionit dhe cinizmit intelektual, i cili transmetohet çdo të shtunë në Top Channel.

Struktura e "Pop Channel" i referohet një newsroom-i të mirëfilltë të një televizioni informativ, në të cilin raportohen lajme ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale, sipas një ndarjeje klasike midis seksioneve politike, ekonomike dhe sociale të një edicioni lajmesh.


"Pop Channel"raporton kryesisht për ngjarje që lidhen me aktualitetin, të cilat mund të jenë të vërteta ose të trilluara. Personazhet e përfshira në raportim janë gjithashtu realë ose fiksionalë, në varësi të kontekstit të informacionit. Programi parodizon situata tipike të një edicioni informativ si lidhje direkte, breaking news, korrespondenca apo speciale.

Programi ka një prezantim në një studio që prezanton të gjithë elementët e një studioje pompoze lajmesh, një speaker dhe një gjuhë të mirënjohur televizive në anunçimin e lajmeve. Efekte speciale, grafika të forta dhe elementë të tjerë teknologjikë përdoren për të emfatizuar deri në ekstrem idenë e një edicioni informativ.

Sllogani i "Pop Channel" është "I vetmi burim serioz informacioni". Në fund të emisionit, një numër i madh titrash krijon perceptimin e një kasti prej qindra bashkëpunëtorësh.

Programi ka për autor gazetarin Sokol Shameti dhe prezantohet në studio nga Ardit Roshi.



Më shumë
Pop Channel, Pjesa 1 - 01/08/2015
Pop Channel, Pjesa 2 - 01/08/2015
Pop Channel, Pjesa 1 - 25/07/2015
Pop Channel, Pjesa 2 - 25/07/2015
Pop Channel, Pjesa 1 - 18/07/2015
Pop Channel, Pjesa 2 - 18/07/2015

të gjitha videot


Top Channel 2017
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.