Paketa e re fiskale
05/12/2013
Top Channel ka mundur të sigurojë njërin nga variantet e plotë të paketës së re fiskale i përgatitur në zyrat e Ministrisë së Financave.

Drafti nuk është zyrtar, pasi qeveria thotë se është në negociata me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe nuk ka marrë ende një vendim final se cili do të jetë kuadri i ri i taskave pas 1 janarit.

Por sipas variantit paraprak, paketa e re ndryshon një sërë taksash si në ulje ashtu edhe në rritje, ndonëse në finale efekti total i saj është rëndimi i barrës fiskale në ekonomi me rreth 18 miliardë lekë më shumë nga sa është tani.

Por cilat janë taksat që ndryshohen sipas draftit? Tatimi mbi Vlerën e Shtuar preket në disa zëra, si në ulje ashtu dhe në rritje. Kështu nga një janari qeveria heq TVSH-në për ilacet dhe shërbimet shëndetësore, e përgjysmon atë për shportën e ushqimeve bazë nga 20 në dhjetë për qind, dhe po në këtë nivel kjo taksë zbret edhe për turizmin. Kjo është pjesa lehtësuese.

Në kahun rritës ndryshimet parashikojnë rikthimin e TVSH-së 20 për qind për arsimin, të hequr nga qeveria e kaluar dhe vendosjen e kësaj takse në operacionet hidrokarbureve si dhe importet e makinerive për kompanitë koncesionare të naftës.

Grupi i dytë i taksave që ndryshojnë është ai i pushtetit vendor. Qeveria heq nga 1 janari taksën mbi biznesin e vogël dhe ul Tatimi mbi Fitimin për këtë grup sipërmarrjesh nga 10 në 7.5 për qind, ndërsa taksa e ndërtesave që përdoren për qëllime biznesi dhe ajo e shtëpive të dyta do të rriten me dyfish nga niveli aktual.

Vec taksave lokale ndryshime të forta do të ketë edhe për akcizën, ku më kryesoret janë ajo e rritjes me 20 lekë të kësaj takse për cdo paketë cigare dhe heqjen e përjashtimit nga akciza për të gjitha lëndët djegëse që kompanitë prodhuese të naftës përdorin për nevojat e veta.

Grupi i fundit që ndryshon është ai i taksave kombëtare. Sipas propozimit renta minierare për kompanitë koncesionare të naftës do të rritet nga 10 për qind që është aktualisht në 15 për qind. Po kështu rritje me pesë lekë për litër mund të ketë edhe për taksën e qarkullimit, e cila paguhet nga qytetarët në cmimin e karburantit që ata blejnë, ndonëse për këtë nuk ka ende një vendim final të dakortësuar.

Paralelisht Tatimi mbi Fitimin për bizneset që kanë xhiro mbi 8 milionë lekë në vit rritet nga 10 në 15 për qind, ndërsa për ato kompani të cilat zhvillojnë aktivitetin në bazë të marrëveshjeve që kanë me qeverinë si koncesionarët, Tatimi mbi Fitimin bëhet 20 për qind.

Paketa e re fiskale ndryshon jo pak shpërndarjen e barrës së taksave. Në variantin bazë ajo tenton të lehtësojë konsumatorët, vecanërisht shtresat me të ardhura të pakta, ndonëse efektet reale do të shihen vetëm kur drafti të deklarohet zyrtarisht, pasi në të janë parashikuar edhe dy variante që lënë të hapur mundësinë e rritjes së tatimit mbi vlerën e shtuar në 21 ose 22 përqind.

Nëse kjo masë do të zbatohet, ajo rëndon automatikisht barrën për familjet, ndërkohë që mbetet për t’u parë edhe efekti i taksimit progresiv për të ardhurat.

Nga ana tjetër paketa e re takson më fort kompanitë që shfrytëzojnë pasuritë natyrore të vendit si naftën dhe kromin në bazë të marrëveshjeve apo licencave që kanë marrë nga qeveritë, kjo e fundit një lëvizje e kërkuar më parë edhe nga shumë ekspertë të ekonomisë.

Por vec politikës së taksave pritshmëritë janë që ndryshime të ketë edhe në politikat buxhetore, ku më kryesoret është ai i ngritjes së pagave në sektorin publik, dhe përqëndrimit të burimeve kryesore të buxhetit tek finalizimi i projekteve të papërfunduara.

Kjo konfirmohet edhe nga një dokument konfidencial që qeveria ka dërguar në Sekretarinë e Këshillit Kombëtar Ekonomik, ku këto politika pritet të diskutohen javën tjetër me grupet e sipërmarrjes.

Fati i draftit të paketës fiskale do të varet nga negociatat me FMN që kërkon rritje më të madhe taksash, por në gjendjen që është qeveria thotë se drafti përmbush, pavarësisht gjendjes së vështirë të buxhetit, dy premtimet e fushatës, uljen taksave për 95 për qind të shqiptarëve dhe heqjen taksës së biznesit të vogel dhe uljen e Tatim-Fitimit për të.

/ Top Channel







comments powered by Disqus
TE REKOMANDUARA PER JU

Pattinson planifikon të braktisë Los Anxheles
Pattinson planifikon të braktisë Los Anxheles
Robert Pattinson po planifikon të shkëputet nga Los Anxheles dhe të rikthehet në vendlindje.

Foto e parë nga dasma Clooney-Alamuddin
Foto e parë nga dasma Clooney-Alamuddin
Është publikuar fotoja e parë e dasmës së aktorit George Clooney me avokaten Amal Alamuddin.

“Si e bëra bibliotekën personale, një bibliotekë publike”
“Si e bëra bibliotekën personale, një bibliotekë publike”
Për shkak të kushteve ekonomike, jo të gjithë kanë mundësi të lexojnë libra. Bibliotekat kërkojnë fond të gjerë botimesh për t’u quajtur të tilla, por edhe përkujdesje të veçantë.

Malet me plehra në Maldive
Malet me plehra në Maldive (FOTO)
Maldivet janë të njohura për plazhet e mrekullueshme dhe akomodimin luksoz, por fotot e mëposhtme tregojnë anën e errët të tyre.

Përfundimet e tryezës Shqipëri-BE
Përfundimet e tryezës Shqipëri-BE
Tryeza e katërt e Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nxorri disa përfundime, mes të cilave rivendosja e dialogut politike në vend, vijimi dhe përshpejtimi i reformave, drejtësia e të tjera.

Mashtrohet nga sozia e futbollistit
Mashtrohet nga sozia e futbollistit (FOTO)
Ata janë të superpaguar, gjithnjë në qendër të vëmendjes, të paktën gjatë fundjavave futbollistike dhe magnet femrash gjatë ditëve të tjera të javës.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME



SONDAZH

Si e vlerësoni këmbënguljen e qeverisë për reformën në Drejtësi?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.1
USD 110 110.5
GBP 178.5 179
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4505.853
-6.341
-0.14%
S&P 500 1977.80
-5.05
-0.25%
FTSE 100 6635.77
-10.83
-0.16%
FTSE MIB 20740.510
+214.400
+1.04%
CAC 40 4400.96
+42.89
+0.98%
DAX 9468.55
+45.64
+0.48%
HANG SENG 22932.98
-296.23
-1.28%
Nikkei 225 16173.52
-137.12
-0.84%
S&P/ASX 100 4397.300
+24.600
+0.56%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.