Arsimi, notat e ulta shkarkojnë drejtorin
21/11/2013
Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka nxjerrë dy udhëzime drejtuar Drejtorive Arsimore lidhur me emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave, por edhe mësuesve.

Sipas udhëzimit numër 56, emërimi i një mësuesi do të kryhet nga  një komision vlerësimi i cili përbëhet nga një përfaqësues i njësisë arsimore vendore, kryetari i bordit të insituticionit, kryetari i Këshillit të Prindërve dhe dy mësues.

Në udhëzim shkruhet se ky komision i dorëzon drejtorit dosjet e aplikimit dhe vlerësimet me pikë të kandidatëve. Drejtori shpall fituesin për vendin e punës dhe  nëse për dy ditë nuk ka ankesa bëhet emërimi i mësuesit.

Sipas këtij udhëzimi një mësues shkarkohet kur ka kryer falsifikim të dokumentave, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësve apo punonjësve, ka ngacmuar seksualisht nxënësit apo punonjës, ka përvetësuar fonde apo ka kryer kurse me pages për nxënësit e shkollës së tij ose jashtë saj.

Në udhëzimin numër 57 ku është përcaktuar emërimi dhe shkarkimi i drejtorëve të shkollave saktësohet se një drejtor shkarkohet nëse  ka dhënë apo ka organizuar kopje të maturës shtetërore nga ndërhyrje në përzgjedhjen e teksteve apo ka lejuar dhe organizuar gjatë procesit mësimor pjesëmarrjen e mësuesve dhe nxënësve në veprimtari partiake.

Por drejtori i shkollës mund të shkarkohet edhe nëse performanca e nxënësve të kësaj shkolle gjatë tre viteve të fundit është më e ulët se në dy vitet e mëparshme, ose kur shkolla ka rezultate të ulta në testime apo inspektime.

/ Top Channel
Arsimi
Nxënësit në protestë për rrugën
Vlorë, bojkotohet mësimi në shkollën profesionale
Gabimet skandaloze të teksteve shkollore
Pse u lejuan dhe si do të korrigjohet përmbajtja?








Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Skocezët i thanë ‘Jo’ ndarjes, dorëhiqet Salmond
Skocezët i thanë ‘Jo’ ndarjes, dorëhiqet Salmond
Ministri i Parë i Skocisë, Alex Salmond njoftoi se do të tërhiqet nga posti zyrtar që mban si dhe nga drejtimi i Partisë Kombëtare Skoceze, të cilën e drejton prej 10 vitesh.

ISIS liron turqit
ISIS liron turqit
49 shtetas turq të rrëmbyer nga ISIS në muajin qershor, kur morën në kontroll qytetin e Mosulit së bashku me konsullatën turke në këtë qytet u liruan dhe u rikthyen në Turqi.

Masat e sigurisë për vizitën e Papës
Masat e sigurisë për vizitën e Papës
Ndërsa qytetarët po e shfrytëzojnë bllokimin e bulevardit kryesor për shëtitje, policia ka nisur bllokimin e mjeteve të parkuara përgjatë akseve dytësore që kanë dalje ne bulevard.

Shkarkimi i nënkryetarit të KLD
Shkarkimi i nënkryetarit të KLD
39 deputetë të mazhorancës kanë depozituar në Kuvend kërkesën për shkarkimin e zëvendëskryetarit të KLD-së, Elvis Çefa, dhe anëtarit Lulzim Lelcaj, të dy përfaqesues të Parlamentit, në atë që njihet si “qeveria e gjyqësorit”.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME

SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.3
USD 108.3 108.8
GBP 178 178.5
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4579.789
-13.637
-0.30%
S&P 500 2010.40
-0.96
-0.05%
FTSE 100 6837.92
+18.63
+0.27%
FTSE MIB 20972.350
-156.371
-0.74%
CAC 40 4461.22
-3.48
-0.08%
DAX 9799.26
+1.13
+0.01%
HANG SENG 24306.16
+137.439
+0.57%
Nikkei 225 16321.17
+253.6
+1.58%
S&P/ASX 100 4512.000
+13.200
+0.29%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.