Rama: Ndarje e re territoriale
17/10/2013
Reforma administrative territoriale është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si një sfidë tejet e rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Gjatë një konference organizuar nga Qeveria me mbështjen e OSBE-së, kreu i ekzekutivit e quajti ndarjen e tanishme administrative të vendit, si një dallgëzim demografik i trashëguar prej të shkuarës diktatoriale. "Dialog me të gjithë aktorët. Eshtë një proces i reformës administrative territoriale që duhet dhe ne do të bëjmë çmos që të jetë tërësisht përfshirës, kompleksitet në qasje, por me një synim të përbashkët dhe të pandashëm, thjeshtëzim në ndarjet territoriale. Fuqizim i hapësirave ekonomike, sociale dhe kulturore të njësive vendore, në funksion të fuqizimit tërësor të vendit dhe padyshim në fund të fundit, ky është edhe thelbi i kësaj reforme", tha Rama. Kryeministri e ilustroi me shifra koston që paguajnë takspaguesit shqiptarë për administratën e pushtetit lokal.
Fuqizim i hapësirave ekonomike, sociale dhe kulturore të njësive vendore, në funksion të fuqizimit tërësor të vendit dhe padyshim në fund të fundit, ky është edhe thelbi i kësaj reforme

Edi Rama
Kryeminister


"Eshtë e papranueshme në kushtet e Shqipërisë dhe jo thjesht të Shqipërisë në krizë ekonomike, por të Shqipërisë kështu siç e kemi, me mundësitë që kemi, që administrata e komunave, t'i kushtojë taksapaguesve 25 milionë dollarë në vit dhe të ketë 80 komuna me më pak se 5 mijë banorë dhe jo pak, por 71 komuna që i kanë të ardhurat zero dhe që qëndrojnë në këmbë vetëm falë pagave të financuara nga buxheti i shtetit", tha Rama.

Një ndarje e re administrative e vendit, theksoi Kryeministri do t'i shërbejë fuqizimit të ekonomisë së vendit me ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët.

Ambasadori OSBE-së Florian Raunig deklaroi se ndarja admistrative dhe territoriale e Shqipërisë rezultoi në njësi shumë të vogla të qeverisjes vendore me burime shumë të kufizuara që në shumë raste e ka bërë shumë të vështirë për pushtetin vendor në ofrimin e shërbimeve publike cilësore për qytetarët e vet.

Ndërsa Ettore Sequi kreu misionit të BE-së në Tiranë u shpreh se “esenca e kësaj reforme do të jetë produkti final që duhet të zotërohet nga ata të cilët do ta zbatojnë në praktikë. Konsultimet dhe bashkëpunimet midis autoriteteve të pushtetit vendor është thelbësor në këtë reformë", theksoi Sequi. Sipas Bledi Çuçit, ministër Shteti për Çështjet Vendore, ndarja e re administrative e vendit nëpërmjet kësaj reforme synohet të përfundojë përpara zgjedhjeve lokale të 2015-s.
/ Top Channel







comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

A mendoni se do t`i vihet fre fenomenit të vjedhjes së energjisë pas ultimatumit të qeverisë se autorët do të arrestohen?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.5
USD 110.4 111
GBP 176.5 177
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.