OSBE, manual për pikat e kalimit kufitar
04/10/2013
OSBE, manual për pikat e kalimit kufitar
Arkiv
Ditën e premte është prezantuar në Tiranë “Manuali i Praktikave më të mira në Pikat e Kalimit Kufitar – Këndvështrimi për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit”, i përgatitur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën.

Ky manual praktik për pikat e kalimit kufitar do t’u shërbejë agjencive shtetërore edhe për ato private që operojnë në vend.

Në takimin e zhvilluar në hotel ‘Sheraton’ merrte pjesë ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Florian Rauning, i cili në fjalën e tij theksoi se OSBE është e gatshme të ofrojë asistencën e saj që këshillat ek ëtij manuali të vihen në praktikë, duke shtuar se siguria e kufijve është një nga elementet bazë të funksionimit të shtetit.

“Duhet të siguroni që kufijtë të jenë sa më të sigurt, por dhe aq të kalueshëm sa të jetë e mundur. Por ata duhet të ndihmojnë popujt që të afrohen. Prandaj transporti dhe tregtia janë mjetet më të mira që ne mund të përdorim në ndihmë të tyre”, tha Rauning.

Nga ana e saj, drejtoresha e përgjithshme e doganave, Elisa Spiropali, theksoi gjithashtu rëndësinë e kontrollit dhe sigurisë së kufijve, ndërsa shtoi se për të arritur këtë po bëhen të gjitha përpjekjet nga ana e qeverisë së re për të përmirësuar administratës doganore.

“Vendi ynë ka qenë i njohur për kufij të ashpër, mbetet ende shumë për të bërë. Kufijtë duhet të jenë të sigurt, por të mos trembin ata që i përdorin, tregtarët, emigrantët. Është detyrë shumë e madhe e administratës për të përmirësuar situatën dhe për të lehtësuar kalimin në kufi dhe zhvillimin tregtar. Manuali është tërësor, i praktikave më të mira dhe do të shikojmë si të thellojmë më tej dhe të kërkojmë asistencë në këtë fushë”, tha Spiropali. / Top Channel







comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

A mendoni se do t`i vihet fre fenomenit të vjedhjes së energjisë pas ultimatumit të qeverisë se autorët do të arrestohen?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.5
USD 110.4 111
GBP 176.5 177
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.