Filmi i ri i Fatmir Koçit
24/08/2013
“Amsterdam Express” është filmi më i fundit i Fatmir Koçit, regjisor dhe skenarist në këtë prodhim, ku marrin pjesë aktorë që punojnë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, si Blerim Destani, Flonja Kodheli, James Biberaj, Bujar Lako, Rajmonda Bulku e Olta Gixhari. Producent Xhevdet Feri.

Filmi trajton historinë e një djali shqiptar që transferohet në Amsterdam për të siguruar para’ për të ndërtuar shtëpinë e tij në Shqipëri, ku ka lënë dhe të dashurën.

Në kryeqytetin hollandez përfshihet në aktivitete kriminale dhe në një tjetër raport intim, duke përfunduar kështu mes trazirave dhe dy dashurive.

“Romancë e fortë që protagonisti lë pas dhe një romancë e re që nis në Amsterdam, rikthime të forta të memories për atë që ka lënë në Shqipëri dhe një njeri që i ofron para’ të shpejta përmes drogës dhe skllaveve të seksit. Këtu nis drama e tij e fortë”, shpjegon Fatmir Koçi.

Në rolin e protagonistit, Blerim Destani: “Personazhi im nuk ka kushtet financiare për të krijuar familje dhe shkon në Amsterdam për t’i krijuar këto kushte.”

Për herë të parë në një film shqiptar, në rolin e protagonistes, aktorja që jeton e punon në Francë, Flonja Kodheli: “Personazhi im është një vajzë që vjen nga një familje tipike shqiptare. Është një karakter shumë kompleks që lufton me pengesat për të dashurin e saj dhe për të shprehur lirinë e saj.”

Në rolin e antagonistit James Biberaj, aktori shqiptar pjesëmarrës në disa filma hollivudianë: “Personazhi im është një kriminel në Hollandë që vjen në Shqipëri për të marrë hakun pasi më ka tradhëtuar protagonisti. Ky personazh nuk është vetëm i keq, por tregon edhe të mira.”

“Amsterdam Express” do të shfaqet në sallat e kinemasë pas disa muajsh.

/ Top Channel







Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Një i panjohur hyn në Shtëpinë e Bardhë
Një i panjohur hyn në Shtëpinë e Bardhë
Momente alarmi ka kaluar stafi i Shtëpisë së Bardhë. Pak para orës 20:00 të së premtes, rreth 02:00 me orën tonë, shërbimet sekrete përgjegjëse për sigurinë e selisë presidenciale kanë dhënë urdhër për evakuimin e pjesshëm të saj.

Siri, 66 mijë të larguar nga ISIS
Siri, 66 mijë të larguar nga ISIS
Rreth 66 mijë persona, shumica e të cilëve sirianë kurdë, kanë kaluar kufirin në Turqi në 24 orët e fundit, pasi militantët e Shtetit Islamik kanë avancuar në veri të Sirisë.

1 milion makinat që fshehin një sekret të tmerrshëm
1 milion makinat që fshehin një sekret të tmerrshëm
Vetëm se një makinë e përdorur është e lirë dhe duket në rregull gjatë testit në rrugë, kjo nuk do të thotë se është e sigurt për t’u blerë.

Astronomia, fotot më të mira të vitit
Astronomia, fotot më të mira të vitit (FOTO)
Observatori Greenwich dhe BBC Sky organizuan për të gjashtin vit radhazi ceremoninë e dorëzimit të fotove më të bukura të hapësirës.

Në pritje të Papa Françeskut
Në pritje të Papa Françeskut
Kur kanë mbetur më pak se 30 minuta nga nisja e vizitës historike të Papa Françeskut në Shqipëri, në aeroportin “Nënë Tereza”, ku Ati i Shenjtë do të ketë kontaktin e parë me vendin tonë, gjithçka është gati. Në një kohë rekord, ajo që njihet si salla VIP, është rikonstruktuar tërësisht.

“Daily Mail”: Masa të forta sigurie për Papën
“Daily Mail”: Masa të forta sigurie për Papën
Vizita historike e Papa Françeskut në Shqipëri ka gjetur pasqyrim edhe në një nga mediat më prestigjioze britanike, “Daily Mail”, por tabloidi i ka dhënë rëndësi të veçantë masave të rrepta të sigurisë për shkak të kërcënimeve që vijnë nga militantë të Shtetit Islamik.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME


SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.3
USD 108.3 108.8
GBP 178 178.5
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
17265.99
0.00
0.00%
NASDAQ 4593.426
-13.637
-0.30%
S&P 500 2010.40
-0.96
-0.05%
FTSE 100 6837.92
+18.63
+0.27%
FTSE MIB 20972.350
-156.371
-0.74%
CAC 40 4461.22
-3.48
-0.08%
DAX 9799.26
+1.13
+0.01%
HANG SENG 24306.16
+137.439
+0.57%
Nikkei 225 16321.17
+253.6
+1.58%
S&P/ASX 100 4512.000
+13.200
+0.29%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.