Kompania gjermane punëson autikët për “IT”
21/05/2013 17:50
Kompania gjermane punëson autikët për “IT”
Nje femije i prekur nga autizmi, foto arkive
Qindra të sëmurë me autizëm do të rekrutohen nga një kompani gjermane e ndërtimit të “software”, për t’u trajnuar si ekspertë “IT”.

Ndonëse të prekur nga një çrregullim mendor që në përgjithësi i bën të sëmurët autikë të refuzojnë për arsye të pashpjegueshme plotësisht që të hyjnë në kontakt me botën që i rrethon, autikët kanë një koefiçent zgjuarsie në shumicën e rasteve mbi nivelin mesatar të zakonshëm.

”SAP” synon që t’i ofrojë 500 vende pune të prekurve nga autizmi, për të shfrytëzuar inteligjencën dhe “aftësinëe tyre për të menduar ndryshe”.

Në total, firma punëson 65 mijë persona në të gjithë botën dhe autistët pritet të përbëjnë 1% të forcës punëtore deri në 2020-n.

Rekrutimet do të nisin këtë vit në Gjermani, Kanada dhe SHBA, nën asistencën e specialistëve danezë, që do të piketojnë në mënyrë më të detajuar aftësitë e kandidatëve.

Kjo nismë e “SAP”-it përbën gjithashtu një hap të rëndësishëm, drejt sensibilizimit të opinionit publik, për aftësitë, shpesh të panjohura e të paragjykuara, të autistëve.
/ Top Channel







comments powered by Disqus
TE REKOMANDUARA PER JU

Australia nis operacionet e para ndaj ISIS
Australia nis operacionet e para ndaj ISIS
Turqia ka përforcuar pozicionet ushtarake në kufi me Sirinë, ndërkohë që parlamenti vendas pritet të shprehet mbi kërkesën e qeverisë për t’u bërë pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS.

Kurdët në sulm kundër ISIS
Kurdët në sulm kundër ISIS
Luftime të ashpra raportohen në një prej pikave më të rëndësishme kufitare mes Irakut dhe Sirisë ku forcat kurde po përballen me militantët e shtetit islamik. Peshmergat thuhet të kenë marrë sërish kontrollin e qytetit të Rabia-se, por kanë pësuar humbje të mëdha.

Transferohen prokurorët e deputetëve
Transferohen prokurorët e deputetëve
Prokurorët që po hetonin 3 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë transferuar në të tjera poste. Rrjedhimisht edhe dosjet që ata po hetonin do t\'i kalojnë prokurorëve të tjerë.

Skandali, Totozani: Të veprojë menjëherë ligji
Skandali, Totozani: Të veprojë menjëherë ligji
Një ditë pas denoncimit të emisionit investigativ "Fiks Fare"  të kreut të shoqatës "Jetimët në Fokus", i cili kërkonte favore seksuale në këmbim të ndihmës për të përfituar statusin e jetimit ka reaguar institucioni i Avokatit të Popullit, duke kërkuar në mënyrë emergjente marrjen e masave të duhura ligjore.

Norvegjia, vendi më i mirë për brezin e tretë
Norvegjia, vendi më i mirë për brezin e tretë
Kur flitet për rënditje globale sa i përket standardeve të jetesës Norvegjia prin në pjesën më të madhe të tyre dhe këtu s’ka si të bëjë përjashtim edhe studimi i radhës.

Të kalosh urën edhe kur s’ka urë
Të kalosh urën edhe kur s’ka urë
Një 58-vjeçare u bë protagoniste e një incidenti të pazakontë, nga ata që kemi parë vetëm nëpër filma, kur vendosi të kalonte një urë të ngritur.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Si e vlerësoni këmbënguljen e qeverisë për reformën në Drejtësi?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.7 140
USD 109.6 110
GBP 179 179.5
CHF 115.8 116
TREGJE DHE BURSA
16870.939
-171.961
-1.01%
NASDAQ 4450.158
-43.232
-0.96%
S&P 500 1958.45
-13.84
-0.70%
FTSE 100 6557.52
-65.20
-0.98%
FTSE MIB 20706.311
-185.799
-0.89%
CAC 40 4365.27
-50.97
-1.15%
DAX 9382.03
-92.27
-0.97%
HANG SENG 22932.98
-296.23
-1.28%
Nikkei 225 16082.25
-91.27
-0.56%
S&P/ASX 100 4432.300
+35.000
+0.80%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.