“Bursa” e apartamenteve në Tiranë
06/05/2013
“Bursa” e apartamenteve në Tiranë
Gjetja e një apartamenti për banorët e kryeqytetit, por jo vetëm, është një makth i vërtetë.

Çmimet variojnë nga njëra zonë në tjetrën, sipas vendndodhjes dhe statusit ligjor të banesës, ndërsa ajo që vihet re është se shumica e çifteve të reja, apo edhe familjeve që preferojnë të jetojnë në Tiranë, blejnë apartamente në periferi, pasi çmimet brenda Unazës, apo rreth saj, janë shumë të kripura.

Sipas një vëzhgimi, familjet preferojnë që t’i blejnë banesat pranë të afërmve të tyre. Nëse kanë babanë, vjehrrin, motrat, vëllezërit, apo edhe kushërinjtë e tjerë në zonën pranë Shkollës së Bashkuar, preferenca e parë e tyre, për nga çmimi, është në zonën e “Freskut”. Në këtë zonë, çmimet janë të ndryshme, për shkak edhe të infrastrukturës, apo edhe largësisë. Sipas vëzhgimit, çmimet variojnë nga 400-600 euro për metër katror. Megjithatë ka edhe ndryshime për shkak të certifikatës së pronësisë (hipotekës) së apartamentit. Nëse e disponon, atëherë çmimi rritet me rreth 100 euro m².

Ndërkohë, çmime të “përshtatshme” gjenden edhe në zonën e “Astirit”, pranë Unazës së Madhe. Problemi është se nuk ka infrastrukturë të brendshme, mungojnë rrugë dhe trotuare, furnizimi me ujë nuk është i rregullt, por edhe kur ndodh është i turbullt (pisët), sikurse ka kufizime të energjisë. Në dimër ka shumë baltë dhe në verë shumë pluhur. Çmimet në këtë zonë variojnë nga 450-650 euro. Por, një nga problemet është edhe mungesa e hipotekës për shumë pallate, të cilat nuk kanë përmbushur kushtet minimale për ta marrë. Ato nuk kanë respektuar distancat, madje edhe punimet lënë shumë për të dëshiruar.

Zona të “përballueshme” janë edhe Yzberishti, Kashari, “Casa Italia” apo edhe “Misto Mame”. Çmimet janë të njëjta me “Astirin” dhe “Freskun”, pra mund të gjenden apartamente nga 400-600 euro për metër katrorë. Kjo luhatje vjen edhe nga vendosja e apartamentit, në diell apo në hije, me pamje të mirë, apo të “mbuluar” nga pallatet. Megjithatë, në negociata çmimet mund të ulen deri në 20 për qind. Kostoja lidhet me fazën e ndërtimit, nëse është në themel mund ta gjesh edhe 350 euro metri katror, gjithnjë në zonat e periferisë së Tiranës, sikurse mund të përfitosh ulje në rast se i paguan të gjithë shumën në një dorë.

Ndërkohë, kohët e fundit ka pasur interesim për të blerë apartamente në zonën e “Don Boskos”. Infrastruktura dhe afërsia me qendrën e Tiranës e kanë bërë të preferuar nga shumë familje. Çmimet janë nga 650-850 euro metri katror. Me të njëjtin çmim mund të gjenden apartamente edhe në zonën afër Kopshtit Botanik e Zoologjik, madje edhe te Liqeni. Zonat e tjera, brenda Unazës, janë shumë të larta, ndërsa variojnë nga 700-1500 euro metri katror. Por, ka edhe mundësi me pallatet e vjetra, ku mund të gjenden apartamente edhe me 600 euro metri katror.

Si përfundim, zona e ish-Bllokut, pranë Radio-Televizionit, stadiumi “Qemal Stafa” apo dhe pranë Gardës/liqeni, konsiderohen më të “nxehta” për shkak të çmimeve, të cilat variojnë 1800-2000 euro. Aktualisht, një pallat pranë liqenit artificial po e shet metrin katror për 2500 euro.

Gazeta "Shqip"

/ Top Channel



Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

SHBA, pezullohen xhirimet e filmave për të rritur SHBA, pezullohen xhirimet e filmave për të rritur
Organizata që përfaqëson industrinë e kinemasë pornografike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Free Speech Coalition (FSC), ka lajmëruar ditën e premte se xhirimet e filmave për të rritur janë pezulluar pa afat pas konstatimit të virusit HIV tek një aktor.

Belgjikë, gazetarja publikon sms-të e “nxehta” të futbollistëve Belgjikë, gazetarja publikon sms-të e “nxehta” të futbollistëve
Hilde van Malderen është një gazetare televizive belge që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë futbolldashësve në Belgjikë pasi ka publikuar një libër me mesazhet e “nxehta” që i kanë dërguar në celular protagonistët e kampionatit.

Kapitull i ri i Ballkanit me BE-në
Kapitull i ri i Ballkanit me BE-në
Vendet e Ballkanit hapën një kapitull të ri të marrëdhënieve me Bashkimin Europian në Konferencën e Berlinit. Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhanë mbështetjen pa rezerva për të ardhmen e rajonit në BE.

9-vjeçarja vret instruktorin në poligonin e qitjes
9-vjeçarja vret instruktorin në poligonin e qitjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një poligon qitjeje në Arizona. Një vajzë 9-vjeçare ka vrarë aksidentalisht instruktorin e qitjes.

“Krimet e ISIS, përtej imagjinatës njerëzore” “Krimet e ISIS, përtej imagjinatës njerëzore”
Kombet e Bashkuara akuzojnë ISIS-in për krime lufte dhe qeverinë siriane për përdorimin e agjentëve kimikë në të paktën 8 incidente të ndryshme gjatë këtij viti.

Ultimatumi i BE-së për Rusinë
Ultimatumi i BE-së për Rusinë
Rusia ka një javë kohë që të ndryshojë kursin e saj karshi Ukrainës ose të përballet me sanksione të reja të Bashkimit Europian.


VLERËSO KËTË LAJM
LAJME TE NGJASHME

SONDAZH

A duhet te vazhdoje bojkoti i opozites ne Parlament?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.6
USD 105.7 106.4
GBP 175 175.5
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4580.271
+22.577
+0.50%
S&P 500 2003.37
+6.63
+0.33%
FTSE 100 6815.56
-4.19
-0.06%
FTSE MIB 20344.670
-105.820
-0.52%
CAC 40 4369.37
-11.67
-0.27%
DAX 9462.78
-7.39
-0.08%
HANG SENG 24752.09
+10.029
+0.04%
Nikkei 225 15476.6
+52.01
+0.34%
S&P/ASX 100 4675.200
+3.400
+0.07%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.