Prezantohet Lotaria Kombëtare
10/04/2013 18:40
Prezantohet Lotaria Kombëtare
Lotaria Kombëtare, e shoqëruar me polemika të forta sa i përket tenderit që i dha kompanisë austriake “Austrian Lotteries” monopolin dhjetëvjeçar të lojrave të fatit, kundrejt çmimit simbolik 3.5 milionë euro, u prezantua sot zyrtarisht para publikut shqiptar.

Drejtuesit e kompanisë njoftuan se duke filluar nga kjo javë, çdo qytetar në moshë madhore mund të bëhet pjesë e Lotarisë Kombëtare, çka i jep shansin të fitojë një çmim deri në 10 milionë lekë.

Për të marrë pjesë në lojë, qytetarët mund të blejnë biletën që kushton 100 lekë në pikat e autorizuara të shitjes, të cilat mund të dallohen nga logoja e kompanisë.

Shorti do të transmetohet në televizion çdo të dielë, duke filluar nga data 21 prill. Për drejtorin ekzekutiv, Peter Simoner, në produktin “Loto 6 nga 39”, probabiliteti për të fituar çmimin 10 milionë lekë është 1 në 4 lojtarë.

Ndërsa zv.ministri i Financave, Alfred Rrushaj kërkoi transparencë në zbatimin e rregullave të lojës, që nga operimi deri tek shpërndarja e çmimeve.

Më tej Rrushaj theksoi se qeveria shqiptare i dha të drejtën e ushtrimit të këtij aktiviteti kompanisë austriake, për shkak të integritetit të saj të sprovuar në këtë biznes, që siç u shpreh ai, përbën rrezik nëse bie në duar që duan ta përdorin për qëllime jo të ligjshme.

Krahas aftësive teknike dhe financiare, Rrushaj vlerësoi edhe politikën e kompanise austriake për mbrojtjen e minorenëve dhe grupeve në nevojë në përgjithësi. / Top Channel







comments powered by Disqus
TE REKOMANDUARA PER JU

Turqia do të hapë kufirin për kurdët
Turqia do të hapë kufirin për kurdët
Më në fund nga Turqia vjen një dritë jeshile për mbrojtësit e Kobanës.

Infermieri britanik i shpëton Ebolas
Infermieri britanik i shpëton Ebolas
Arriti t`i mbijetojë sëmundjes më të frikshme të momentit dhe kjo është shumë po të mendohet se Ebola ka marre mbi 4.500 jetë njerëzish e me vështirësi po vihet nën fre.

25 vjet, 900 mijë kilometra, e njëjta makinë 
25 vjet, 900 mijë kilometra, e njëjta makinë (FOTO)
Ishte 51 vjeç kur vendosi që pas 30 viteve punë si menaxher i tek kompania fluturimeve “Lufthansa” dhe pak para shembjes së Murit të Berlinit, të hiqte dorë nga gjithçka dhe të niste një udhëtim përreth botës me makinë dhe me bashkëshorten e tij të tretë.

“Miss Hitler 2014”
“Miss Hitler 2014”
Një grup femrash ruse dhe ukrainase kanë vendosur që të organizojnë një konkurs bukurie online për të gjetur se kush është nazistja më e bukur.

Shtyrja e vizitës, Gjurgjeviç: Fituan forcat ekstremiste
Shtyrja e vizitës, Gjurgjeviç: Fituan forcat ekstremiste
Shtyrja e vizitës së Kryeministrit, Edi Rama në Serbi, për mediat serbe duket si një lehtësim. Pavarësisht që nuk ka shumë komente, ato kujtojnë zënkat në rrjetet sociale dhe incidentet, që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe për shkak të ndeshjes. Por, analistët mendojnë se fushata mediale e krijuar fsheh dhe qëllime të tjera.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

Mendoni se vizita e kryeministrit Rama ne Beograd do të çtensionojë marrëdheniet midis dy vendeve?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.5
USD 109 109.5
GBP 175.5 175.5
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6267.07
-43.22
-0.68%
FTSE MIB 18540.100
-160.881
-0.86%
CAC 40 3991.24
-41.94
-1.04%
DAX 8717.76
-132.51
-1.50%
HANG SENG 23012.311
-57.949
-0.25%
Nikkei 225 14803.37
-307.86
-2.04%
S&P/ASX 100 4422.500
-5.400
-0.12%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.