Ndryshime në rregulloren e vizave
09/04/2013 19:45
Parlamenti Europian miratoi të tjera ndryshime për regulloren e vizave, nga ato që kishin propozuar vendet anëtare dhe Komisioni, mbi mekanizmin pezullues të lëvizjes së lirë për vendet abuzuese.

Me 33 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, Komisioni Parlamentar për Çështjet e Sigurisë, lirisë dhe drejtësisë miratoi amendimet e reja, duke kthyer nga fillimi negociatat ndërinstitucionale për mekanizmin ndëshkues.

"Jam shumë i kënaqur me mbështetjen e shumicës së grupeve në këtë komitet për tekstin e miratuar. Ky pozicion na jep forcë në mënyrë që të hapim menjëherë procesin negociues me Këshillin dhe Komisionin me qëllim arritjen e marrëveshjes ndërinstitucional që të gjithë ne dëshirojmë”, deklaroi raportuesi spanjoll Agustin Diaz de Mera Garcia Consuegra.

Megjithëse jo e pranishme gjatë votimit në Bruksel, pasi ndodhet në një vizitë dy ditore në Prishtinë, eurodeputetja Tanja Fajon përshëndeti votimin nëpërmjet një deklarate për shtyp.

“Ne vërejtëm me zhgënjim se në vende anëtare të BE-së mbizotëroi shpesh interesi kombëtar, mosrespektimi i marrëveshjeve dhe një nivel i caktuar populizmi, i cili u kthye madje në një kërcënim ndaj popujve të Ballkanit për rikthimin e vizave, si dhe në një shantazh ndaj institucionit tonë. Pas vendimit të sotëm e për një farë kohe, Bashkimi Europian nuk do ta ketë ende mundësinë  të pezullojë përkohësisht regjimin e lëvizjes së lirë”, tha Fajon.

Sipas burimeve nga Parlamenti Europian, rinisja e negociatave trepalëshe me Këshillin dhe Komisionin mbi ndryshimet e reja të propozuara, do ta shtynte të paktën edhe për një vit tjetër miratimin e mundshëm të mekanizmit pezullues.

Pergatiti: Arta TOZAJ, Bruksel / Top Channel







comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

A mendoni se do t`i vihet fre fenomenit të vjedhjes së energjisë pas ultimatumit të qeverisë se autorët do të arrestohen?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.4
USD 109.5 110.2
GBP 176 176.5
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.