Lumenjtë që kërcënojnë në mungesë të urave
09/04/2013
Rasti i fundit i Devollit, ku humbën jetën dy gra teksa përpiqeshin të kalonin përtej lumit, nuk është i vetmi për realitetin shqiptar. Në mungesë të një ure, njerëzit rrezikojnë jetën duke u përpjekur të kalojnë në anën tjetër të lumit.

Në të shumtën e rasteve, nëse kanë fat ja dalin, por shpesh bilanci është vërtet tragjik. Cdo ditë, rreth 15 fëmijë të fshatit Kallëmb në Tepelenë, përdorin një tel mbi lumin Vjosa për të kaluar përtej, për shkak se aty mungon ura. Kjo mënyrë u shkurton atyre rrugën me 3 kilometra, por u rrezikon jetën.

Në maj të vitit 2009, një nënë e re u rrëmbye nga lumi së bashku me dy fëmijët e saj në fshatin Rrenas të Devollit, teksa përpiqej të kalonte në anën tjetër. Uji i rrëmbyeshëm i mori të tre dhe vetëm ndërhyrja e një banori ka mundur të shpëtojë vetëm djalin.

Në dhjetor të viti 2012, mungesa e një ure mbi rrjedhën e lumit Osum në fshatin Braçe të rrethit të Skraparit u bë shkas për humbjen e jetës së një 55-vjeçareje. Gruaja kishte dalë në komunën Gjerbez për të kryer shitjen e produkteve të saj bujqësore dhe kur po kthehej, ka tentuar të kalonte lumin në këmbë si e vetmja mënyrë për të vajtur në fshat, por nuk ia ka dalë mbanë pasi është rrëmbyer nga rrjedha e ujit.

Pak kohë më parë, mediat dhanë një lajm disi të çuditshëm. Në urën e Poroçanit në Gramsh, që lidh Poroçanin me fshatrat e Holtasit, ku kalojnë nxënësit dhe mësuesit e shkollës fillore, 9-vjeçare dhe të mesme, ranë në ujin e rrëmbyer dy nxënës shkolle. Një segment i urës në fjalë, për shkak të vjetërsisë së saj dhe të tejkonsumimit, ra dhe bashkë me të dhe dy nxënëset.

Në vitin 2011, babai i gjashtë fëmijëve, Llesh Karrica, u mbyt në lumin Fan të Mirditës teksa kishte shkuar në anën tjetër të lumit për të blerë ushqim për fëmijët e tij. Zhytësit kërkuan gjatë tërë ditës për gjetjen e trupit të 45-vjeçarit, por pa asnjë rezultat. Familja kërkoi ndihmën e komunës dhe të policisë për gjetjen e kryefamiljarit, por kushtet e këqija të motit e penguan këtë gjë për ditë të tëra.

Rastet nuk janë të vetmet të bëra mediatike, por janë raste që janë bërë problematike për faktin se kanë humbur jetë njerëzish. Nëse nuk do shënoheshin viktima, askush nuk do e dinte për vuajtjet e këtyre zonave që kërkojnë shumë pak, vetëm një urë.
 
Devolli, tragjedia e dy grave

Janë të paktën 1000 banorë të fshatrave Bracanj dhe Dobranj, mes të cilëve fëmijë e të moshuar që janë shndërruar në sfiduesit e lumit Devoll, por duket se guximi i tyre mesditën e së shtunës revoltoi lumin, i cili u tregoi forcën e tij duke marrë dy jetë.

Këta banorë, tashmë me lumin i lidh edhe një tjetër ndjenjë përveç asaj të frikës, dhimbja për humbjen e dy grave të reja. Edhe pse lumi shumë herë u ka vënë përballë vdekjen, ata vazhdojnë të bashkëjetojnë me frikën dhe guximin për të kaluar në anën tjetër. Pas çdo kalimi falenderojnë Zotin që kanë mundur të mbijetojnë edhe një herë, ndërsa luten që kur të kalojnë përsëri të kenë të njëjtin fat.

Ishin nisur për të marrë pjesë në një ceremoni mortore në fshatin Bracanj. Gra, burra, të rinj e të moshuar, plot 35 vetë do t’i jepnin lamtumirën dikujt që ndërroi jetë në mënyrë natyrore, por lumi ua ndërpreu këtë udhëtim.
Seat Metolli, kryetar i fshatit Bracanj, thekson: “Historikisht ka munguar ura që do të zgjidhte transportin e banorëve. Ura do të lidhte dy fshatra dhe komuna e ka të pamundur ndërtimin e urës. Vlera e saj është e papërballueshme nga ne.”

Të gjithë banorët e fshatit Bracanj, të tronditur nga ajo që ndodhi nisën për tu dhënë lamtumirën e fundit viktimave, por rrezikojnë jetën dhe mbetën për rreth 30 minuta të bllokuar në mes të lumit. Drama e vërtetë e këtyre banorëve është se kjo ngjarje ishte e paralajmëruar. Dy javë më parë, 32 fëmijë rrezikuan jetën pasi teksa kishin hipur në eskavator për të kaluar lumin, praktikë që e bënin çdo ditë për të shkuar në shkollë, rrezikuan jetën duke u rrëzuar në ujërat e lumit.

Fatmirësisht nuk pati viktima, por banorët nuk e kuptuan paralajmërimin e lumit dhe dy javë më vonë aty humbën dy jetë. Mirela dhe Malena Zyfi, banore të fshatit Dobranj, humbën jetën pasi karroceria e zetorit ku ato udhëtonin u rrëzua në ujë.

Ura është shndërruar thuajse në një mit për këta banorë, e dëshirojnë, e kanë kërkuar kudo, por duket se kostoja e saj është tepër e madhe dhe askush nuk kujtohet se jetët e këtyre banorëve vlejnë më shumë.

Me një vlerë 60-70 milionë lekë të reja, problemi do të merrte një zgjidhje përfundimtare, por sigurisht komuna nuk e i ka mundësitë për një financim të tillë. E vetmja mënyrë për tu lehtësuar situatën këtyre banorëve është ajo që komuna çdo vit planifikon në buxhetin e saj një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra për të ndërtuar ura druri të cilat i merr lumi si pasojë e prurjeve të mëdha. Fshatrat, përveç lumit, lidhen edhe përmes kalimit nga qyteti i vogël i Bilishtit, por kjo është një kosto e madhe financiare pasi ata çdo ditë kalojnë minimalisht dy herë përmes lumit.

Fshati Pajun, ku ura konsiderohet luks i tepërt

200 familje të fshatit Pajun, vetëm 15 kilometra larg qytetit të Elbasanit, u duhet të kalojnë këtë përrua për të jetuar. Sapo nis vjeshta e deri në pranverë, këta banorë izolohen në shtëpitë e tyre në mungesë të një rruge dhe të një ure për të kaluar përroin.

Ata i ndajnë vetëm 5 kilometra nga rruga nacionale Elbasan-Peqin, por ujërat e rrëmbyer të përroit e bëjnë të pamundur komunikimin e tyre me pjesën tjetër të botës. Ata shprehen të indinjuar, pa shpresë dhe të zhgënjyer, pasi pushtetarët duken këtu vetëm për fushatë.

“Kemi 20 vjet në këtë gjendje. Voto, voto e voto dhe uji deri në gju. Nuk dimë se çfarë të bëjmë. Nuk ka më keq. Ose do hysh në ujë, ose pa shkollë. Jemi si në Mesjetë”, shprehen banorët.

Edhe pse të ndodhur në një zonë fushore, banorët e fshatit Pajun gjatë verës furnizohen me ushqime pasi pjesën tjetër të vitit u duhet ta kalojnë të izoluar në fshat. Fëmijët janë pothuajse analfabetë sepse përroi rrezikon jetën e tyre dhe e bën të pamundur vajtjen në shkollë.

Por sikur kjo të mos mjaftonte, në këtë fshat gjatë dimrit nuk hyn as mjeku. Gratë shtatzëna i sjellin në jetë foshnjat e tyre në shtëpi, pa mjek dhe pa ndihmën e një infermiereje. Personat e sëmurë është e pamundur të dërgohen në spitale, ndërsa mjeku vjen vetëm kur ujërat e përroit qetësohen.
/ Top Channel







Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Studimi amerikan: Skizofrenia shfaqet në 8 forma
Studimi amerikan: Skizofrenia shfaqet në 8 forma
Ajo që sot dimë, apo që psikiatrit kanë diagnostikuar prej dekadash si skizofreni, mund të jetë realisht e ndarë në 8 sëmundje të ndryshme. Këtë ka bërë të ditur një studim i Revistës amerikane të Psikiatrisë.

Brejtësi që sfidon japonezin rekordmen të hot-dogëve
Brejtësi që sfidon japonezin rekordmen të hot-dogëve (FOTO)
Një sfidë “Davidi kundër Goliathit” mund të konsiderohet ajo mes një brejtësi dhe një qytetari japonez, se kush do të hante më shumë hot-dog.

ISIS, grupi më i pasur terrorist
ISIS, grupi më i pasur terrorist
Grabitje, naftë, por edhe zbulime arkelogjike. ISIS-i ka një organizim,që e le në hije atë të Al Kaedës e falë 30.000 luftetarëve besnikë të rekrutuar në Lindjen e Mesme, Europe e Afrikë kontrollon një territor ku jetojnë 8 milionë vete.

Skoci, rriten përmasat e intimidimit, sulmohet Miliband
Skoci, rriten përmasat e intimidimit, sulmohet Miliband
Ana e errët e fushatës për pavarësinë e Skocisë mund të theksohet gjithnjë e më shumë gjatë ditës së sotme (e mërkurë).


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.2
USD 107.9 108.2
GBP 175.5 176
CHF 115.3 115.7
TREGJE DHE BURSA
17148.07
+16.10
+0.09%
NASDAQ 4555.218
+2.459
+0.05%
S&P 500 2000.20
+1.22
+0.06%
FTSE 100 6788.39
-3.85
-0.06%
FTSE MIB 21096.381
+307.881
+1.48%
CAC 40 4437.59
+28.44
+0.65%
DAX 9678.59
+45.66
+0.47%
HANG SENG 24376.41
+240.40
+1.00%
Nikkei 225 15888.67
-22.86
-0.14%
S&P/ASX 100 4491.600
-32.900
-0.73%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.