Zonat e mbrojtura që nuk mbrohen
06/03/2013
Edhe pse Shqipëria ka shpallur si zona të mbrojtura 17 % të sipërfaqes së saj, nga 6 % që kishte më parë, duke u renditur si një ndër vendet me sipërfaqen më të lartë të zonave të mbrojtura në rajon, gjendja në to paraqitet e rëndë.

Eksperte të huaj dhe shqiptarë sqarojnë se shumë zona të mbrojtura po shfrytëzohen barbarisht nga individë dhe biznese korruptive, duke prere pemë dhe duke i shfrytëzuar për gjueti dhe peshkim të paligjshëm.

"Në letër kemi një sipërfaqe të madhe të zonave të mbrojtura, por hapi më i vështirë është menaxhimi i këtyre zonave të mbrojtura në terren. Duhet të punohet shumë me komunitetin, pushtetin lokal për të ndryshuar shumë sjellje të dëshme", thotë Andrea Gurfi, koordinator i projektit.

"Zonat e mbrojtura sot në Shqipëri kanë një situatë për të thënë të tmerrshme. Eshtë përgjysmuar stafi, nuk ka mjete lëvizjeje për ta, për të mos kaluar te pjesa e korrupsionit që shumë herë ata bëhen pjesë e ndarjes së përfitimit për shfrytëzimin e burimeve natyrore. Nuk ka një buxhet nga Ministria e Mjedisit që t'i dedikohet këtyre zonave të mbrojturadhe mirëadministrimit dhe menaxhimit të tyre", thotë Zamir Dedej, ekspert.

Zamir Dedej shton se per te miremenaxhuar keto zona vetem per stafin dhe investime kerkohen disa qindra mijra euro ne vit. Nderkohe, qe parqe si Lura, duhet te hiqen nga harta e zonave te mbrojtura, pasi ajo eshte shkaterruar teresisht.

"Rasti më evident është Lura, një park kombëtar, për mua inekzistent. Kemi rastin e Qafë-Shtamës po ashtu", thotë Dedej.

Vetem per hartimin e planit te menaxhimit te parkut te Velipojes, dhe te Librazhdit jane dhene 2.3 milionë euro.
/ Top Channel



comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

A do t`i bashkoheshit protestes se 22 nentorit, qe synon te kundershtoje rritjen e cmimit te energjise dhe taksave?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.2
USD 112 112.5
GBP 175 175.5
CHF 116 116.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.