Kërkimi i eshtrave, përplasen PBDNJ-AK
12/02/2013
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut mbështet kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë në rrethin e Korçës.

Pavarësisht se historianët mohojne ekzistencën e tyre në qytetin e Korçës, si zonë ku nuk janë zhvilluar beteja në luftën italo – greke, PBDNJ thotë se është e drejtë njerezore gjetja e varreve te tyre.

"Kërkimi dhe gjetja e eshtrave të të rënëve të realizohet me një marrëveshje me shumë se njerëzore. Ata trima ishin djem të rinj, burra, bij nënash që në emër të paqes, lirisë, demokracisë dhanë gjënë e tyre më të shtrenjtë dhe sot nuk paskan të drejtën njerëzore të kenë një varr, një emër, një simbol? Jo zotërinj!", u shpreh Ligoraq Karamelo.

Ky reagim i PBDNj-së vjen pas nje deklarate te kreut te Aleances Kuqezi Kreshnik Spahiu. Karamelo tha se shoqata omonia do te ndjeke penalisht kreun e aleances per nxitje te konfliktit nderetnik.

"Gjuha e kësaj nëpërke politike duhet shkurtuar sepse rrezikon të helmojë gjithcka. Në deklarimin e fundit ai fyen, përdhos të rënët e të vdekurit dhe nxit urrejtjen ndëretnike, vepra këto të dënueshme nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, prandaj OMONIA do të kërkojë ndjekje penale ndaj autorit të tyre. Njëkohësisht është në nderin dhe respektin njerëzor që klasa politike, opinioni shoqëror, të dënojnë dhe të distancohen nga deklarime të tilla të ulëta", theksoi Karamelo.

AK: Dule t’u përgjigjet minoritarëve
Dënojmë paktin e fshehtë për gjetjen e kockave imagjinare

Aleanca Kuqezi u është përgjigjur akuzave të PBDNJ-së, lidhur me çështjen e kërkimeve të eshtrave të ushtarëve të vrarë grekë në qarkun e Korçës. Përmes një deklarate për shtyp, AK ka akuzuar PBDNJ-në se, me në krye kryetarin e saj Vangjel Dule është pjesë e grupimeve nacionaliste greke.

“Aleanca Kuq e Zi dënon deklaratat e Omonias së Vangjelit të PBDNJ dhe Ligoraq Karamelos, të cilët në koordinim më Spiro Kserën dhe Theofan Kaliviotin janë zyrtarisht themeluesit dhe financuesit e hapjes së degës së Agimit të Artë në Shqipëri”, ka deklaruar AK.

Ajo është shprehur se, deklaratat e Vangjel Dules, “vasalit të Athinës”, nuk i trembin shqiptarët sepse Vangjel Dule reagon vetëm kur preken interesat e Agimit të Artë.

“Vangjel Dule kërkon të fshehë me deklarata farsë dhe kërkime kockash në Korçë krimet që po kryhen ndaj emigrantëve shqiptarë sot e 23 vitë me radhë. Pse nuk flet Vangjel Dule për pensionet që qeveria greke i ka hequr minoritarëve nga Athina zyrtare? Vangjel Dule në çdo hap të tijin nuk vepron pa u konsultuar me Agimin e Artë, me drejtuesit e të cilëve është në kontakt sistematik dhe të përditshëm”, ka thënë më tej Aleanca.

“Kërkimi i eshtrave të ushtarëve grekë në qendër të Korçës, ku vetëm luftime nga ushtria pushtuese greke nuk ka patur, tregon pabesinë e vasalit të Athinës, i cili kërkon të destabilizojë kombin shqiptar duke zbatuar porositë e Agimit të Artë”, ka shtuar grupimi kuqezi.

Kërkimi i eshtrave greke
Në komunën Moglicë janë shënuar 18 pika

Komuna e Moglicës ka 18 vende ku do gërmohet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të vrarë në luftën me italianët. Por banorët dhe dëshmitarët e kohës thonë se në këtë zonë nuk ka të varë grekë.

Nasibi Jaupllari, një prej banorëve më të vjetër të fshatit Protopapë të komunës së Moglicës, mohon që në pjesën më të madhe të fshatrave të Moglicës ka ushtarë të rënë grekë.

Sipas tij, i vetmi fshat ku ekziston një mundësi e vogël është fshati Zerec, pasi ai ka qenë më afër frontit të luftës. “Me përjashtim të fshatit Zerec, të tjerë fshatra nuk ka, sepse nuk u bë një luftë frontale. Në fshatrat tona jo”, tregon Jaupllari.

Nga ana tjetër, kreu i komunës së Moglicës ka pohuar se komuna tashmë ka ngritur edhe grupin e punës që do të mbikëqyrë kërkimet në 18 vende për kërkimin dhe zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë.

“Në komunën Moglicë ka mbërritur versioni nga Ministria e Brendshme, edhe në mënyrë elektronike, ku janë përcaktuar pikat e kërkimit. Kemi ngritur grupin e punës. Janë 18 ushtarë në tre fshatra”, tregon Afrim Beqiraj.

Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të nisin kërkimet në zonat që mendohet se ka eshtra ushtarësh grekë. 

/ Top Channel







Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Merkel i premton mbështetje Greqisë
Merkel i premton mbështetje Greqisë
Athina zyrtare i konsideron pozitive deklaratat e kancelares gjermane Angela Merkel pas një takimi prej rreth një orë që ajo pati me kryeministrin grek Antonis Samaras.

Beyonce, nudo për të konfirmuar shtatzaninë
Beyonce, nudo për të konfirmuar shtatzaninë (FOTO)
Ajo nuk ka nevojë për sulme hakerash, për të shfaqur foto tërësisht nudo të saj, në krahët e bashkëshortit Jay Z, por këtë herë e bën “për qëllim të mirë”, duke treguar periudhën kur ishte shtatzënë me Blue Ivyn.

Gaga “in black”, pa vend për imagjinatë
Gaga “in black”, pa vend për imagjinatë (FOTO)
Lady Gaga nuk ka lënë aspak vend për imagjinatën, teksa ylli 28-vjeçar i Pop-it ka qenë në klubin e jazz-it “L’Archiduc”, në Belgjikë, natën e së hënës.

Zhbogar: Udhëzime po, ndërhyrje jo
Zhbogar: Udhëzime po, ndërhyrje jo
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar edhe një herë se nuk do të ndërhyjë në politikën e brendshme të Kosovës për të tejkaluar ngërçin politik në mënyrë që të krijohen institucionet e reja.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.3
USD 108.6 109.3
GBP 177.7 178.4
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
Dow Jones 17055.869
-116.811
-0.68%
NASDAQ 4508.688
-19.001
-0.42%
S&P 500 1982.77
-11.52
-0.58%
FTSE 100 6676.08
-97.55
-1.44%
FTSE MIB 20351.029
-321.971
-1.56%
CAC 40 4359.35
-83.20
-1.87%
DAX 9595.03
-154.51
-1.58%
HANG SENG 23837.07
-118.42
-0.49%
Nikkei 225 16205.9
-115.27
-0.71%
S&P/ASX 100 4498.200
+44.200
+0.99%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.