Si mund të kursesh në detergjentë?
07/02/2013 19:00
Të bësh vetë produkte pastrami është një mënyrë e mirë për të kursyer para’ dhe për të kontrolluar kimikatet në shtëpinë tuaj. Kjo është e mundur dhe madje është edhe e lehtë. Disa receta të cilat s’kanë përbërës toksikë, por edhe disa të tjera me përbërës të tillë janë nga më të përdorshmet nga amvisat nikoqire në botë.

Nëse ju provoni t’i bëni këto, sigurohuni që t’i etiketoni që ta dini se çfarë janë dhe mos harroni mbajini larg fëmijëve.

Si të bësh një pastrues xhamash?

Për këtë nevojitet një shishe ujë tonik dhe 2 lugë çaji uthull e bardhë në një çerek litre ujë të ngrohtë. Futini në një shishe sprucuese dhe nisni punën.

Ose një recetë tjetër për pastrues xhamash: Një gjysmë filxhani amoniak të lëngshëm dhe 1 shishe alkool 70 gradësh që mund t’i gjeni lehtësisht në farmaci. Përzijini mirë, futini në një shishe spray dhe mos harroni të shënoni sipër se çfarë është.

Si të bësh një disinfektues?

Për këtë shërben uthulla e bardhë, 3 lugë gjelle sapun me bazë vaj ulliri dhe 30 pika çaj bimor që mund të jetë çaj me gjethe limoni. Përzijini në një shishe spray dhe hidhini pak ujë në fund.

Si të bësh një pastrues gjeneral

Për një pastrues që mund ta përdorni për shumë gjëra, mjafton të përzieni ujë tonik, uthull të bardhë dhe ujë të zakonshëm.  

Pastrues që nuk gërryen

Spërkatini vendin që do pastroni me sodë buke ose hidheni mbi sfungjerin dhe filloni fërkimin. Më pas me sodë buke dhe me lëng limoni bëni një pastë dhe përdorni sfungjerin për të pastruar.

Si të pastrosh hidrosanitaret?

Për këtë mjafton sodë buke dhe uthull e bardhë. Të dyja bashkë janë zbardhues shumë të mirë. Hidhini ujë tualetit, spërkateni me sodë buke dhe më pas me një spray hidhni uthullën e bardhë. Fërkojeni dhe do shikoni që këto dy përbërës bashkë janë një dinamit i vërtëtë.
 
Pastrues mobiljeje

Një çerek filixhani uthull e bardhë ose një gjysmë filxhani lëng limoni i përzierë me treçerek filxhani vaj ulliri, do i shkëlqente mobiljet tuaja. Për këtë duhet përdorur një leckë e butë.

Pastrues ajri

Mjaftojnë 2 filxhanë me ujë të nxehtë të përziera me 2 lugë gjelle sodë buke për të pastruar ajrin. Nëse preferoni për ta bërë dhe aromatike këtë përzierje, shtojini një esencë vaji aromatike.

Pastrues tapeti

Është shumë e thjeshtë. Spërkatni sodë buke, lëreni të veprojë për gjysmë ore dhe më pas përdorni fshesën me korent.

Pastrues dyshemeje

Gjysmë filxhani uthull me 4 litra ujë. Kini kujdes, përbërjet me uthull mos i përdorni mbi mermer ose shtrim çimento të hollë.  

Pastrues parketi

Disa pika ilaç enësh përzijini me 4 litra ujë të ngrohtë dhe me një leckë të shtrydhur mirë, fërkoni parketin.

Pastrues lavastoviljeje

Për një pastrues të tillë, duhet gjysmë filxhani sapuni i lëngshëm me bazë vaji ulliri. Gjysmë filxhani ujë. 1 lugë çaji lëng limoni. 3 pika ekstrakti çaji bimor dhe çerek filxhani verë e bardhë.

Përzijeni fillimisht sapunin me ujin. Më pas shtoni pjesën tjetër të përbërësve deri sa të bëhen një masë. Përdorni 2 lugë gjelle për çdo larje.

Detergjent për larje rrobash

1 kallëp sapuni të grirë dhe gjysmë filxhani sodë larjeje që mund ta gjeni në farmaci.
Përdorni 1 lugë gjelle për larje ose 2 për rroba me njolla. Kjo përbërje krijon pak shkumë dhe funksionon më mirë kur hidhet nga kapaku ku futen rrobat.

Zbutës rrobash

Nëse doni t’i zbusni rrobat shtoni gjysmë filxhani uthull të bardhë në ciklin e shpërlarjes.

Këto ide jo vetëm që mund t’ju kursejnë para’ dhe ju mbajnë larg nga kimikatet.

/ Top Channel







Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Sekreti i J-Lo? Instruktorja e ushtrimeve fizike
Sekreti i J-Lo? Instruktorja e ushtrimeve fizike (FOTO)
Në videoklipin e këngës së fundit, një bashkëpunim me Iggy Azelea, Jennifer Lopez shfaqet në top formë dhe të njëjtën gjë bëri edhe gjatë performancës së saj në Singapor.

Kate Hudson: Shoh njerëz të vdekur
Kate Hudson: Shoh njerëz të vdekur
Aktorja Kate Hudson ka befasuar të gjithë kur ka deklaruar se ajo dhe nëna e saj, aktorja Goldie Hawn, kanë aftësinë të shohin njerëz të vdekur dhe të perceptojnë energjinë e shpirtrave.

Blloku paszgjedhor i shqetësuar
Blloku paszgjedhor i shqetësuar
Liderët e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje janë të shqetësuar që kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina nuk e ka thirrur ende vazhdimin e kësaj seance.

Pogradec, një i vdekur e dy të plagosur
Pogradec, një i vdekur e dy të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat. Në përpjekje për të shembur katin e tretë të një hoteli, në kuadër të aksionit të ndërtimeve pa leje nga ana e INUK-ut, një punëtor ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë punës.

Mediat ndërkombëtare komentojnë zgjedhjen e Atit të Shenjtë
Mediat ndërkombëtare komentojnë zgjedhjen e Atit të Shenjtë
Papa Françesk e nisi në 15 qershor investimin e tij në çështjen europiane me një element të papritur: Shqipërinë ku njoftoi se do të zhvillonte një vizitë në 21 shtator.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.2
USD 107.8 108.1
GBP 177 177.5
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
Dow Jones 17172.68
-107.061
-0.62%
NASDAQ 4527.689
-52.10
-1.14%
S&P 500 1994.29
-16.11
-0.80%
FTSE 100 6773.63
-45.66
-0.67%
FTSE MIB 20673.000
-299.350
-1.43%
CAC 40 4442.55
-18.67
-0.42%
DAX 9749.54
-49.72
-0.51%
HANG SENG 23955.49
-350.67
-1.44%
Nikkei 225 16205.9
-115.27
-0.71%
S&P/ASX 100 4454.000
-58.000
-1.29%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.