Elbasan, jeta mes ujërave të zeza
06/02/2013
Qindra banorë të lagjes "5 maji" në qytetin e Elbasanit prej më shumë se 10 vjet jetojnë mes ujërave të zeza. E ndërtuar si zonë informale pas viteve '90, në një pjesë të mirë të saj nuk është bërë asnjë ndërhyrje për rehabilitimin e ujërave të zeza.

Kanalet e hapura ne mes te rruges shpesh behen burim epidemisht, por edhe rrezik per jeten e femijeve ne rastet kur jane te tejmbushura. Por situata ne kete zone behet edhe me alarmante kur ka reshje pasi kanalet mbushen dhe uji vershon ne banesa. Banoret shprehen se prej 12 vitesh po jetojne me ujerat e zeza ne shtepi.

Me justifikimin se me pare duhet te kryhet legalizimi dhe me pas urbanizimin i zonave informale, ne kete lagje prej vitesh nuk eshte nderhyre. Bashkia e Elbasanit gjate nismes se saj te pervitshme "Buxhetimi me pjesemarrje", ne takimet me qytetaret, e ka cilesuar problem urgjet rehabilitimin e ujerave te zeza ne kete zone. Mbetet te presim miratimin e buxhetit te vitit 2013 per te mesuar nese kjo lagje do te perfshihet ne investimet.

Gjirokastër, mbetjet urbane hidhen në lagjet e qytetit

Mijëra tonelata mbetje urbane dhe inerte derdhen cdo ditë në përrenjtë e lagjeve të sipërme të qytetit të Gjirokastrës. Lagjja Dunavat, e vendosur në skajin e sipërm të qytetit në një lartësi 460 metra duket e harruar prej shërbimeve komunale.

Këtu mungojnë koshat e mbeturinave dhe mundësia që teknikisht ato të pastrohen. Lagjja me një bukuri të rrallë natyrore dhe arkitekturore prej të paktën 15 vitesh gjendet e rrethuar nga mbeturinat. Mbetjet po dëmtojnë përvec shëndetit të banorëve edhe imazhin turistik të kësaj pjese të qytetit.

Nga ana tjetër bashkia e qytetit pretendon se nuk është në gjendje të marrë kontrollin mbi këtë zonë. Ndotja që ka tejkaluar cdo normë të pranueshme kërkon sipas autoriteteve masa shtrënguese, gjobitje të banorëve por edhe ndërgjegjësim.

Përrenjtë që përfaqësojnë thyerjet më interesante në relievin e qytetit grumbullojnë sot mijëra tonelata mbeturinash shumëvjecare.

/ Top Channel







Login per te komentuar


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.3
USD 108.3 108.8
GBP 178 178.5
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4579.789
-13.637
-0.30%
S&P 500 2010.40
-0.96
-0.05%
FTSE 100 6837.92
+18.63
+0.27%
FTSE MIB 20972.350
-156.371
-0.74%
CAC 40 4461.22
-3.48
-0.08%
DAX 9799.26
+1.13
+0.01%
HANG SENG 24306.16
+137.439
+0.57%
Nikkei 225 16321.17
+253.6
+1.58%
S&P/ASX 100 4512.000
+13.200
+0.29%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.