Vilanova: -18 pikë? Unë do të kisha ikur
15/01/2013 19:20
Vilanova: -18 pikë? Unë do të kisha ikur
Ndonëse është duke u rikuperuar nga ndërhyrja për heqjen e një tumori në gjendat limfatike, trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, nuk i kursen thumbimet ndaj Jose Mourinhos për gjendjen e Realit të Madridit në kampionat.

“Nuk do ta përjashtojmë Realin si rival deri në momentin kur do të kemi fituar matematikisht titullin, por kam të qartë që nëse do të ishim ne 18 pikë pas tyre, unë nuk do të isha më trajneri i Barcelonës. Megjithatë, askush nuk mund të më sigurojë që ne nuk do të humbim 18 pikë apo më shumë në fazën e dytë dhe Reali të fitojë çdo ndeshje, prandaj titulli nuk është ende i fituar”, deklaroi Vilanova, në një intervistë për të përditshmen “AS”.

I pyetur për tripletën, trajneri katalanas përjashtoi që të jetë duke fiksuar me realizimin e kësaj arritje. “Nuk e mendoj tripletën dhe këtë jua them sinqerisht. E para që dua të arrij është të fitojmë titullin. Champions ka ende shumë rivalë të fortë deri në fund dhe më pëlqen t’i shohim gjërat hap pas hapi”.

Trajneri i Barcelonës komentoi edhe mundësinë e rikthimit të paraardhësit të tij, Josep Guardiola, në futbollin e luajtur. “Mendoj se është një lajm i shkëlqyer për futbollin, aq më tepër pasi Guardiola do të rikthehet i freskët dhe me ide të reja. Unë jam i sigurt që kudo që të shkojë do të bëjë një punë të mirë”, komentoi Vilanova. / Top Channel







Login per te komentuar


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.3
USD 108.3 108.8
GBP 178 178.5
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4579.789
-13.637
-0.30%
S&P 500 2010.40
-0.96
-0.05%
FTSE 100 6837.92
+18.63
+0.27%
FTSE MIB 20972.350
-156.371
-0.74%
CAC 40 4461.22
-3.48
-0.08%
DAX 9799.26
+1.13
+0.01%
HANG SENG 24306.16
+137.439
+0.57%
Nikkei 225 16321.17
+253.6
+1.58%
S&P/ASX 100 4512.000
+13.200
+0.29%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.