Tiranë, FRESSH feston 21-vjetorin
15/01/2013 17:10
Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë ka festuar pasditen e së martës në Tiranë 21-vjetorin e themelimit të tij. Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vlerësuar zhvillimin e kësaj organizate, e cila sipas tij do të luajë një rol thelbësor në fitoren që sipas tij PS do të arrijë në zgjedhjet e ardhshme.

“FRESSH e ka kryer misionin, faleminderit të gjithëve. Ishin vajza dhe djem që u bashkuan dhe e rilindën FRESSH-in. Faleminderit edhe më të rriturve, që i dhanë një dorë kësaj rilindjeje”, ka deklaruar Rama. “Unë sot jam edhe më i bindur se një vit më parë se së bashku jo vetëm do fitojmë, por me fitoren ne do rilindim Shqipërinë”, ka vijuar ai. Lideri i opozitës ka theksuar se, rilindja që do të sjellë Partia Socialiste është ajo rilindje që do të sjellë liri, që sot sipas tij mungon përditë e më shumë.
Rilindja jonė do sjellė fundin e mungesės sė lirisė sė zgjedhjeve, shoqėrisė dhe individit. Do sjellė siguri pėr njeriun, pronėn, shėndetin dhe atdheun

Edi Rama
Kryetar i Partisė Socialiste


“Do sjellim lirinë që u mungon studentëve, mësuesve, prindërve, shoqërisë e individit. Lirinë që i mungon konkurrencës për një degë studimi, për një bursë në universitet, apo për një biznes. Rilindja jonë do sjellë fundin e mungesës së lirisë së zgjedhjeve. Do sjellim siguri për njeriun, pronën, shëndetin dhe atdheun”, ka nënvizuar Rama.

Një tjetër pikë e prekur prej tij ka qenë taksa progresiste, e cila sipas tij do të sjellë vendosjen e drejtësisë për shtresat e ndryshme të shoqërisë.

“Ne do të qeverisim me drejtësi. Qeveritarët do të paguajnë më shumë taksa se sot, ndërsa mësuesit, mjekët e policët më pak. Kryeministri do të jetë taksapaguesi më i madh në sektorin publik”, ka shtuar Rama.

Një pjesëmarrje e veçantë ka qenë ajo e aktorit të spektaklit “Portokalli”, Flori, i cili ka imituar personazhin që nxjerr më mirë, kryetarin e PS Edi Rama, të cilit i ka dhuruar edhe një portokall.

“Unë nuk e di kush është bërë më i famshëm nga njëri-tjetri, ky nga unë apo unë nga ky. Por, meqenëse më dha portokallin, unë po i jap kollaren time”, është përgjigjur Rama me humor.

Më herët në këtë eveniment foli kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri, i cili ftoi të rinjtë që më 23 qershor të votojnë për ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë.

“Kemi përpara sfida të panumërta, por jo të pakapërcyeshme. Kryeministri Berisha po ua bën jetën ferr shqiptarëve, por mos u dëshpëroni dhe mos u dorëzoni, nuk është vonë për të pasur një rini të lumtur”, u tha Tahiri të rinjve të pranishëm.

Tahiri nënvizoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare përbëjnë zgjidhjen e vetme për të dalë nga kjo situatë e rëndë ku qeveria ka futur vendin dhe ka ftuar votuesit e rinj që të mbrojnë votën e tyre.

“Duhet ta kthejmë vitin 2013 në vitin e ndryshimit. Ngrihuni në këmbë dhe merrni në dorë fatin e jetës tuaj. Më 23 qershor do të fitojmë me PS dhe Edi Ramën. Premtojini njëri-tjetrit që nuk do të lejoni të vihet dorë mbi vota”, tha Tahiri.

Një mesazh të ngjashëm dha edhe vetë kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali, e cila theksoi se Partia Socialiste do të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Do të punojmë të gjithë së bashku për të arritur ndryshimin. Vendi ynë nuk u përket hajdutëve. Më 23 qershor ne do ta fitojmë Shqipërinë”, tha Spiropali. / Top Channel







comments powered by Disqus
TE REKOMANDUARA PER JU

“Turqia do të sulmojë. Assad, të largohet”
“Turqia do të sulmojë. Assad, të largohet”
Turqia do të luftojë kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera “terroriste” në rajon, por gjithashtu nuk do të heqë dorë nga synimi i saj për të parë Presidentin sirian Bashar al-Assad të largohet nga pushteti.

Kurdët në sulm kundër ISIS
Kurdët në sulm kundër ISIS
Luftime të ashpra raportohen në një prej pikave më të rëndësishme kufitare mes Irakut dhe Sirisë ku forcat kurde po përballen me militantët e shtetit islamik. Peshmergat thuhet të kenë marrë sërish kontrollin e qytetit të Rabia-se, por kanë pësuar humbje të mëdha.

Prokuroria nis hetimet penale
Prokuroria nis hetimet penale
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për skandalin e denoncuar mbrëmjen e të martës në emisionin investigativ “Fiks Fare”, fillimisht për veprën penale të parashikuar nga neni 108/a të Kodit Penal që është ngacmimi seksual.

“Rilindja e qyteteve”, transformimi i Fierit
“Rilindja e qyteteve”, transformimi i Fierit
Nëpërmjet një fondi të akorduar nga qeveria prej 196 milionë lekësh, nisi rikonstruksioni i bulevardit “Jakov Xoxa” në Fier.

Mesazhi i babait pasi pa fotot e para nudo të vajzës së tij modele
Mesazhi i babait pasi pa fotot e para nudo të vajzës së tij modele
Ka shumë mundësi që të njihet gjithmonë si vajza gjysmë e zhveshur në videoklipin e këngës ‘Blurred Lines’ të këngëtarit Robin Thicke, por Emily Ratajkowski po përpiqet që të vërë emër në botën e spektaklit si një aktore Hollivudi.

Anne Hathaway dhe problemet që të shkakton fama
Anne Hathaway dhe problemet që të shkakton fama
Është një nga aktoret më të suksesshme hollivudiane, por Anne Hathaway ka zbuluar se fama nuk ka qenë aspak e lehtë për tu asimiluar.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Kryeministri, Edi Rama premtoi qe mazhoranca do te votoje kerkesat e opozites per komisione hetimore. Ne kushtet kur edhe deputetet qe dhunuan Strazimirin do te gjykohen nga Gjykata e Larte, mendoni qe pas ketyre zhvillimeve opozita do te nderprese bojkotin parlamentar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.7 140
USD 109.6 110
GBP 179 179.5
CHF 115.8 116
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4422.085
-71.305
-1.59%
S&P 500 1946.16
-26.13
-1.32%
FTSE 100 6525.88
-31.64
-0.48%
FTSE MIB 20556.820
-149.490
-0.72%
CAC 40 4343.44
-21.83
-0.50%
DAX 9331.04
-50.99
-0.54%
HANG SENG 22932.98
-296.23
-1.28%
Nikkei 225 15661.99
-420.26
-2.61%
S&P/ASX 100 4402.600
-29.700
-0.67%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.