103 mijë dollarë për trashëgiminë
15/01/2013 15:30
Në një kohë kur debati dhe shqetësimi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore janë më të nxehta se kurrë, një lajm i mirë vjen nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një projekt të mbështetur nga Fondi i Ambasadorit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, Z.Arvizu ka nënshkruar një marrëveshje për dhënien e një granti prej 103 mijë dollarësh, Qendrës për Studime Albanologjike.

Alexander Arvizu, ambasador i SHBA-së në Tiranë, theksoi: “Kur erdhëm më herët për të parë situatën këtu, u ndjemë zemërthyer teksa pamë kushtet në të cilat strehoheshin, lagështirën e madhe dhe mykun në të cilin gjendeshin disa prej artifakteve më të rëndësishme të historisë. Jam mëse i bindur se ky është granti i duhur për projektin e duhur dhe shpresojmë se ai do të ndihmojë për të përmirësuar situatën sepse do të ndihmojë për rinovimin e qendrës dhe krijimin e një godine ruajtëse me cilësitë që duhen për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të këtij koleksioni.” 

Fondi i Ambasadorit është krijuar para 10 vjetësh për të dhënë ndihmesë financiare në mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore. Që prej krijimit, me këtë fond janë financuar mbi 700 projekte në mbi 100 vende të botës. Cdo vit miratohen rreth 10 projekte nga qindra të paraqitur nga ambasada të ndryshme  të Shteteve të Bashkuara në mbarë globin.

Ky është projekti më i madh i aprovuar për Shqipërinë, ndër 9 grantet e dhëna deri më sot. Me anë të tij do të bëhet e mundur ruajtja e mbi 20 mijë objekteve dhe artifakteve që ndodhen në fondin e Institutit të Albanologjisë, rreth 18 mijë prej të cilave nuk janë të ekspozuara dhe ruhen në kushte jo të favorshme e rrezikojnë dëmtime serioze.
 

/ Top Channel







Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Vendi i deputetëve është në parlament…por ndonjëherë ndodh edhe kështu
Vendi i deputetëve është në parlament…por ndonjëherë ndodh edhe kështu
Të tallesh me jetën e qytetarëve asnjëherë nuk është një vendim i zgjuar për një ligjvënës dhe herët a vonë “do të marrësh kusurin”.

ISIS, grupi më i pasur terrorist
ISIS, grupi më i pasur terrorist
Grabitje, naftë, por edhe zbulime arkelogjike. ISIS-i ka një organizim,që e le në hije atë të Al Kaedës e falë 30.000 luftetarëve besnikë të rekrutuar në Lindjen e Mesme, Europe e Afrikë kontrollon një territor ku jetojnë 8 milionë vete.

Shqiptari, që u “dhuron” zemrën falas italianëve çdo pasdite
Shqiptari, që u “dhuron” zemrën falas italianëve çdo pasdite
Tashmë ai është i njohur. Prej disa muajsh, për të dhe nismat e tij të bamirësisë kanë shkruar mediat italiane, ndërsa gëzimin për të ndarë të mirat me të tjerët e ka përcjellë edhe ai vet, përmes një lidhjeje në Pasdite në Top Channel.

Brejtësi që sfidon japonezin rekordmen të hot-dogëve
Brejtësi që sfidon japonezin rekordmen të hot-dogëve (FOTO)
Një sfidë “Davidi kundër Goliathit” mund të konsiderohet ajo mes një brejtësi dhe një qytetari japonez, se kush do të hante më shumë hot-dog.

Mendes-Gosling bëhen prindër
Mendes-Gosling bëhen prindër
Eva Mendes dhe Ryan Gosling janë bërë prindër të një vajze. Sipas ‘Us Weekly’, aktorja 40-vjeçare ka lindur fëmijën e saj të parë ditën e premte.

Selena-Bieber, rikthim së bashku?
Selena-Bieber, rikthim së bashku?
Lidhja e tyre është një herë aktive, një herë “me pushime”, por duket se Justin Bieber dhe Selena Gomez janë rikthyer sërish së bashku, të paktën për momentin.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME

SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.2
USD 107.9 108.2
GBP 175.5 176
CHF 115.3 115.7
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4552.759
+33.856
+0.75%
S&P 500 1998.98
+14.85
+0.75%
FTSE 100 6786.30
-5.94
-0.09%
FTSE MIB 21031.529
+243.029
+1.17%
CAC 40 4435.06
+25.91
+0.59%
DAX 9667.77
+34.84
+0.36%
HANG SENG 24376.41
+240.40
+1.00%
Nikkei 225 15888.67
-22.86
-0.14%
S&P/ASX 100 4491.600
-32.900
-0.73%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.