Gjyqi, Balla-Malltezi, përplasje në distancë
15/01/2013
Deputeti Taulant Balla ka deklaruar fill pas shtyrjes së procesit gjyqesor në ngarkim të tij, ku është i paditur nga Jamarbër Malltezi, se Gjykata e Tiranës është kthyer në një ankesë të oborrit të Kryeministrit. Për shkak edhe të mungesës së paditësit në proces, Balla ripërsëriti edhe njëherë tjetër akuzat ndaj tij.

"Erdha sot në Gjykatën e dhëndrit të vajzës së vjehrrit Kryeministër, por nuk e gjeta paditësin. Sigurisht nuk kam asnjë iluzion te kjo ndërtesë, e cila tashmë është kthyer në një aneks të kuzhinës së Saliut,por kjo nuk do të thotë që ne do të heshtim dhe nuk do të vazhdojmë të denoncojmë e të kërkojmë shpjegime nga ky pushtet, për rryshfetet shumë milionëshe që merr", tha Balla. Deputeti i PS-se, tha se nuk do te heqe dore nga akuzat per familjen e Kryeministrit. "Kjo ndërtesë do t'i kthehet shumë shpejt drejtësisë, kjo ndërtesë do t'i kthehet publikut dhe atëherë dhëndri, vajza dhe djali i Kryeministrit do të japin shpjegime për gjithcka ne kemi kërkuar", tha Balla. Ne padine e ngritur nga zoti Malltezi ndaj deputetit të PS-se kerkohet shperblimi nen akuzen e shpifjes me 2 milione leke. Pavaresisht se kerkese padia ka gabime ortografike, ne te thuhet se, fraza shpifese, eshte “Jamarber Malltezi po gllaberon pronat e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.
Kjo ndrtes do t'i kthehet shum shpejt drejtsis, kjo ndrtes do t'i kthehet publikut dhe ather dhndri, vajza dhe djali i Kryeministrit do t japin shpjegime pr gjithcka ne kemi krkuar

Taulant Balla


Malltezi: Avokati im ishte në gjykatë
Deklaratat e Ballës, shpifja e radhës

Dhëndri i kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi ka reaguar duke i cilësuar deklaratat e deputetit Taulant Balla si një shpifje të radhës, tek e cila sipas tij nuk ka qoftë edhe një të vërtetë.

Sipas zotit Malltezi, përfaqësuesi i tij ligjor ka qenë sot në gjykatën e Tiranës, ndryshe nga çfarë pretendohet nga zoti Balla dhe kjo sipas tij mund të verifikohet edhe në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Seanca, theksohet më tej, është zhvilluar normalisht dhe deputeti socialist është njohur zyrtarisht me padinë për shpifje.

“Pjesëmarrja e përfaqësuesit ligjor në proçes mund të verifikohet nga kushdo, edhe në proçes-verbalin e seances, i cili afishohet në faqen e internetit të gjykatës”, vijon në deklaratë zoti Malltezi.

Sipas tij, deputeti Balla ka qenë prezent së bashku me avokatin e tij dhe është përballur me avokatin e tij dhe për rrjedhojë është fare i ndërgjegjshëm për gënjeshtrën qe artikulon para shqiptarëve.

/ Top Channel







comments powered by Disqus
TE REKOMANDUARA PER JU

Turqia do të hapë kufirin për kurdët
Turqia do të hapë kufirin për kurdët
Më në fund nga Turqia vjen një dritë jeshile për mbrojtësit e Kobanës.

Infermieri britanik i shpëton Ebolas
Infermieri britanik i shpëton Ebolas
Arriti t`i mbijetojë sëmundjes më të frikshme të momentit dhe kjo është shumë po të mendohet se Ebola ka marre mbi 4.500 jetë njerëzish e me vështirësi po vihet nën fre.

“Miss Hitler 2014”
“Miss Hitler 2014”
Një grup femrash ruse dhe ukrainase kanë vendosur që të organizojnë një konkurs bukurie online për të gjetur se kush është nazistja më e bukur.

385 mln vite nga akti i parë seksual
385 mln vite nga akti i parë seksual
Paleontologu australian, John Long i Universitetit Flinders në Adelajde një ditë ra në gjurmët e një kocke në formë L të një fosili placodermi, (peshk koracor, kushërinj të zhdukur të peshqevë modernë).

Shtyrja e vizitës, Gjurgjeviç: Fituan forcat ekstremiste
Shtyrja e vizitës, Gjurgjeviç: Fituan forcat ekstremiste
Shtyrja e vizitës së Kryeministrit, Edi Rama në Serbi, për mediat serbe duket si një lehtësim. Pavarësisht që nuk ka shumë komente, ato kujtojnë zënkat në rrjetet sociale dhe incidentet, që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe për shkak të ndeshjes. Por, analistët mendojnë se fushata mediale e krijuar fsheh dhe qëllime të tjera.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni se vizita e kryeministrit Rama ne Beograd do të çtensionojë marrëdheniet midis dy vendeve?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.5
USD 109 109.5
GBP 175.5 175.5
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6267.07
-43.22
-0.68%
FTSE MIB 18540.100
-160.881
-0.86%
CAC 40 3991.24
-41.94
-1.04%
DAX 8717.76
-132.51
-1.50%
HANG SENG 23158.35
+88.09
+0.38%
Nikkei 225 15001.97
-109.261
-0.72%
S&P/ASX 100 4437.800
+9.900
+0.22%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.