Musa Skura, kurim të specializuar në Itali
15/01/2013
Shefi i Krimeve të Burrelit Musa Skura, i plagosur mbrëmjen e së dielës gjatë një operacioni policor, u nis në mesditën e të martës drejt një spitali më të specializuar në Foxha të Italisë.

Kreu i policisë kriminale të Burrelit, u nis me një avion sanitar, nga aeroporti i Rinasit drejt Italise, dy ore më vonë se c'ishte parashikuar, kjo për shkak edhe të gjendjes së vështirë shëndetësore ne te cilen ai ndodhet.

Plumbat i kane pershkuar disa organe te trupit dhe mjeket prisnin stabilizimin e gjendjes se tij per ta shkeputur nga aparaturat ne Spitalin Ushtarak dhe per ta shoqeruar me autoambulance drejt Rinasit, nga ku edhe do te nisej.

Kjo u deklaruar edhe nga vete mjeket e spitalit se, vonesa po behej qe Skura te mos pesonte ndonje incident gjate transportit per ne Rinas e me tej drejt Italise. Gjate percjelljes se tij drejt Italise kane qene prezent ministri i Brendshem Flamur Noka e ai i Shëndetësisë Vangjel Tavo, si edhe kreret me te larte te Policisë  Shqiptare.

Dërgimi në Itali për një mjekim më të specializuar u paralajmërua ditën e hënë nga Ministri i Brendshëm, Flamur Noka.  

“Po punojmë për ta transferuar komisarin në një nga spitalet më të specializuara që ka Italia, ai në Foxha. Është më i miri”, ka thënë Noka.

Plagosja

Gjatë operacionit në vendin e quajtur “Përroi i Kecit” patrulla e policisë, që drejtohej nga shefi i krimeve, Musa Skurra i zuri rrugën motorit me të cilin udhëtonin dy të kërkuarit, Fitim Alla dhe Vilson Milkurti. Të ndodhur përballë patrullës policore, dy të rinjtë hapën zjarr drejt policisë.

Si pasojë e këtij shkëmbimi zjarri mbeti i plagosur rëndë komisar Musa Skura dhe njëri nga të kërkuarit, Fitim Alla, 19 vjeç. Burime nga policia konfirmuan se i  plagosuri tjetër, 19-vjeçari Fitim Alla, i cili ishte një nga 2 personat e kërkuar, u dërgua në spitalin e Burrelit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas po të njëjtave burime, u shoqëruan për në polici edhe dy persona të tjerë, Vilson Milkurti dhe Riges Lifja, rreth 20 vjeç, të dyshuar dhe këta si pjesëtarë te grupit. Policia bëri të ditur se forca të shumta policore të përforcuara nga forcat speciale shkuan për kontroll në fshatin Suç, pasi mendohet se mund të ketë armë dhe municione të tjera të fshehura nga persona të ndryshëm.

/ Top Channel







Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Ukrainë, rebelët të vendosur për pavarësi
Ukrainë, rebelët të vendosur për pavarësi
Një prej liderëve kryesorë të rebelëve në Ukrainë ka thënë për BBC se ligji i ri që lejon vetëqeverisjen e rajoneve lindore të vendit nuk do të ndikojë aspak kërkesën e tyre për pavarësi.

Sanksionet godasin rublën
Sanksionet godasin rublën
Moska i kërkoi publikut rus të mos bie në panik, ndërkohë që monedha e saj e goditur rëndë, rubla, ra në pikën më të ulët kundrejt dollarit amerikan.

Studimi amerikan: Skizofrenia shfaqet në 8 forma
Studimi amerikan: Skizofrenia shfaqet në 8 forma
Ajo që sot dimë, apo që psikiatrit kanë diagnostikuar prej dekadash si skizofreni, mund të jetë realisht e ndarë në 8 sëmundje të ndryshme. Këtë ka bërë të ditur një studim i Revistës amerikane të Psikiatrisë.

Skandal seksual në një ekip zviceran
Skandal seksual në një ekip zviceran
Masazhatorja e modestëve të Lenzburgut është hequr nga puna pasi presidentit të klubit i erdhi një video ku ajo shihej duke kryer seks oral tek një prej futbollistëve të skuadrës në një parking.

Selena-Bieber, rikthim së bashku?
Selena-Bieber, rikthim së bashku?
Lidhja e tyre është një herë aktive, një herë “me pushime”, por duket se Justin Bieber dhe Selena Gomez janë rikthyer sërish së bashku, të paktën për momentin.

Beyonce, 33-vjeçare por e pabesueshme!
Beyonce, 33-vjeçare por e pabesueshme! (FOTO)
Pavarësisht zhurmës së madhe në lidhje me probleme martesore dhe, ndërsa thashethemet për një shtatzani të dytë mbeten ende të pakonfirmuara, një gjë të paktën dihet me siguri: Beyonce ka një trup “vrastar” kur vishet me bikini.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.2
USD 107.9 108.2
GBP 175.5 176
CHF 115.3 115.7
TREGJE DHE BURSA
17182.971
+51.00
+0.30%
NASDAQ 4573.841
+21.082
+0.46%
S&P 500 2006.15
+7.17
+0.36%
FTSE 100 6780.90
-11.34
-0.17%
FTSE MIB 21111.660
+323.160
+1.55%
CAC 40 4431.41
+22.26
+0.50%
DAX 9661.50
+28.57
+0.30%
HANG SENG 24376.41
+240.40
+1.00%
Nikkei 225 15888.67
-22.86
-0.14%
S&P/ASX 100 4491.600
-32.900
-0.73%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.