Kosova në prag të 5-vjetorit
11/01/2013 18:00
Kosova në prag të 5-vjetorit
Fillojnë përgatitjet për shënimin e pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Barrën kryesore të organizimit e ka marrë zëvendëskryeministri i Hajredin Kuçi.

Nëpërmjet telefonit ai bëri të ditur se ceremonia kryesore ndërlidhet me atë që është quajtur parada e pavarësisë. Kjo nënkupton parakalimin e një formacioni shumë më të madh të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por jo vetëm kaq.

Në pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës do të parakalojnë edhe një tog nderi i ish-Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po kështu, sipas zotit Kuçi, qeveria e Kosovës do të ftojë për pjesëmarrje edhe oficerë të NATO-s.

Ceremonitë e tjera janë Akademia Solemne dhe një koncert i Filarmonisë së Kosovës, homazhe në varrezat e dëshmorëve në gjithë Kosovën, koncerti i pavarësisë në sheshin Nënë Tereza dhe seanca solemne e Kuvendit.

Pjesë e festimeve për Ditën e Pavarësisë do të jetë edhe shënimi i Përvjetorit të Themelimit të Universitetit të Prishtinës. Ky aktivitet do të koordinohet me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Ceremoni festive do të organizohen edhe në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa ambasadat e Kosovës në botë do të organizojnë pritje për nder të Ditës së Pavarësisë.

Për të gjitha këto është dakorduar në takimin e parë të Këshillit Organizativ, në të cilin morën pjesë ministri i FSK-së, ministri i Kulturës, përfaqësues nga Presidenca, Kuvendi, komuna e Prishtinës, rektori i Universitetit të Prishtinës, zëvendësministri i Jashtëm dhe përfaqësues nga Protokolli i Shtetit. / Top Channel







Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Prejardhja e europianëve? Prej tri fiseve antike...
Prejardhja e europianëve? Prej tri fiseve antike... (FOTO)
Grupi genetik i Europës moderne është formuar pasi 3 popullsi antike u përzienë përpara 7 mijë vitesh, bën të ditur një raport i revistës “Nature”.

Ledia Sulaj: Prima balerina, vizitë në “Shkollën e Baletit”
Ledia Sulaj: Prima balerina, vizitë në “Shkollën e Baletit”
Ka vetëm 7 vjet që ka përfunduar Shkollën e Baletit, por i duket sikur ka dekada që është larguar prej aty.

Ajo nuk ngopet së shfaquri të pasmet “e rreme”
Ajo nuk ngopet së shfaquri të pasmet “e rreme”
Miley Cyrus duket se nuk lodhet së treguari të pasmet e saj “të fryra”, këtë herë duke treguar anën e saj më të egër.

Lawrence, largohet “e prekur” nga serenatat
Lawrence, largohet “e prekur” nga serenatat (FOTO)
Që prej deklarimit të lidhjes së tyre romantike në fillim të këtij viti, ata po bëjnë të pamundurën për ta ruajtur atë…

Golemi refuzon prokurorët
Golemi refuzon prokurorët
Ashtu sikurse ish-eprori i saj Ardian Fullani edhe ish- Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi refuzoi të flasë përpara grupit të hetimit mbi dosjen e Departamentit të Emisionit.

OSBE, raporton për Shqipërinë
OSBE, raporton për Shqipërinë
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Florian Raunig, paraqiti paraditen e të enjtes në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë raportin vjetor për Shqipërinë, ku fillimisht analizohet puna 1-vjeçare e qeverisjes së koalicionit të majtë.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.3
USD 139.8 140.3
GBP 176.5 177
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4593.426
+31.237
+0.68%
S&P 500 2011.36
+9.79
+0.49%
FTSE 100 6819.29
+38.39
+0.57%
FTSE MIB 21128.721
+17.061
+0.08%
CAC 40 4464.70
+33.29
+0.75%
DAX 9798.13
+136.63
+1.41%
HANG SENG 24181.109
+12.389
+0.05%
Nikkei 225 16301.08
+233.51
+1.45%
S&P/ASX 100 4506.900
+8.100
+0.18%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.