Kisha Ortodokse: S’njohim censusin
18/12/2012
Kisha Ortodokse: S’njohim censusin
Edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është rreshtuar në institucionet që kundërshtojnë rezultatin e censusit të realizuar në vitin 2011.

Sipas këtij censusi shtetasit shqiptarë të krishterë ortodokës janë 6.75 përqind, ndërkohë që Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë pretendon se ky numër është joreal dhe i gënjeshtërt, fyes për ortodoksët, të krishterët dhe errëson pamjen e përgjithshme të komuniteteve fetare në Shqipëri.

Në komunikatën e shpërndarë për media nga Kisha Ortodokse thuhet se metoda e ndjekur për regjistrim e përkatësisë fetare nuk iu përgjigjen aspak as metodave më elementare e objective që ndiqen në vendet europiane.

Për Kishën Ortodokse pyetja mbi përkatësinë fetare ka mangësi të thella dhe do të duhej të ishte me detyrim.

Më tej, Kisha Ortodokse thotë se ka zhvilluar një etiketë me besimtarët e saj në kishat e vendit përgjatë dy të dielave të fundit, përkatësisht më 9 dhe 16 dhjetor ku sipas Kishës, u pyetën 7118 persona, nga të cilët vetëm 2469 u përgjigjën se ishin vizituar nga regjistruesit e INSTAT, ndërsa pjesa tjetër ishin shprehur se askush nuk i kishte pyetur mbi përkatësinë fetare.

Deklaratën e vet Kisha Ortodokse e mbyll me vendimin për të mos njohur të dhënat mbi përkatësinë fetare të popullsisë që jep statistika e fundit e vitit 2011 bërë nga INSTAT. “Plane dhe veprime të tilla mund të minojnë bashkekzistencën dhe harmoninë fetare për të cilën jemi përpjekur”, thuhet në deklaratë.

/ Top Channel







comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

Mendoni se vizita e kryeministrit Rama ne Beograd do të çtensionojë marrëdheniet midis dy vendeve?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.5
USD 109 109.6
GBP 175.5 176
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.