Elbasani në alarm për ujin
15/11/2012
Pas kërcënimit të CEZ-it, se një pjesë e mirë e shqiptarëve do të mbeten pa ujë të pijshëm për shkak te borxheve të ndërmarrjeve të ujesjellesave, i menjëhershëm ka qenë reagimi i institucioneve ne qytetin e Elbasanit.

Drejtori i Ndërmarrjes së Ujesjellësit 'Elber SHPK' deklaroi se ka ngritur nje padi penale ndaj CEZ Shperndarje, pasi nuk pajtohet me vendimin e kesaj kompanie qe e detyron 'Elber', te paguaje kamatëvonesa qe nga viti 2007, te cilat shkojne ne miliarda leke.

"Nuk mund të ngrihet CEZ dhe të kërkojë kamatëvonesat e ndërmarrjes që nga viti 2007, ndërkohë që këto janë të pabazuara në ligj, ndërkohë që në cdo arkëtim që kemi bërë deri në nëntor të vitit 2011, nuk është përfshirë asnjë detyrim kamatëvonesë midis CEZ dhe 'Elber'", thotë Ardian Zhidro, drejtor i kësaj Ndërmarrjeje.

Ne lidhje me kete problem 'Elber SHPK' i eshte drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe ka marre premtimin se qytetaret e Elbasanit nuk do te mbeten pa uje te pijshem, pasi Qeveria do te negocioje me CEZ.

Nga ana tjeter kryetari i Bashkise Qazim Sejdini sulmoi ashper CEZ dhe Qeverine shqiptare. Sipas Sejdinit nese qytetaret mbeten pa uje te pijshem, kjo tregon se ne kete vend nuk ka shtet.

"CEZ nuk mund të bëjë as përmbaruesin, prokurorin, as policin, as gjykatën. Nuk mund të dënojë qytetarin elbasanas CEZ-i. Nëse ndodh dicka e tillë kjo do të ishte fatale dhe do të tregonte se shteti nuk funksionon", thotë Sejdini.

/ Top Channel







Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Kavajë, shembet "Obelisku i Demokracisë"
Kavajë, shembet "Obelisku i Demokracisë"
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik ka shembur paraditen e sotme në Kavajë monumentin e quajtur \'Obelisku i Demokracisë\' ose siç njihet rëndom në debatet mes politikanëve \'Monumenti i dy gishtave\'.

Përfundimet e tryezës Shqipëri-BE
Përfundimet e tryezës Shqipëri-BE
Tryeza e katërt e Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nxorri disa përfundime, mes të cilave rivendosja e dialogut politike në vend, vijimi dhe përshpejtimi i reformave, drejtësia e të tjera.

Shqiptarët në paradën gay
Shqiptarët në paradën gay
Parada \'gay\' në Serbi ka ndikuar që shumë aktivistë nga i tërë rajoni të marrin pjesë në organizimin e saj. Me mbështetje të shumë përfaqësuesve ndërkombëtare, parade në Beograd ka qenë test edhe për vendet tjera.

“Zgjerimi i NATO-s në Ballkan, një provokim”
“Zgjerimi i NATO-s në Ballkan, një provokim”
Zgjerimi i NATO-s në Ballkan, me anëtarësimin potencial të ish-republikave jugosllave të Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, mund të shihet si një “provokim”, është cituar të ketë thënë ministri i Jashtëm rus, gjatë një interviste të publikuar të hënën.

Portieri më i pafat në botë
Portieri më i pafat në botë
Në futboll gafat janë pjesë e lojës, po ashtu edhe mungesa e fatit, por kur këto të dyja kombinohen bashkë, rezultati është i tmerrshëm.

Zyrtare, miqësore Itali-Shqipëri
Zyrtare, miqësore Itali-Shqipëri
Muaji nëntor rezervon dy miqësore luksi për kombëtaren shqiptare. Pas Francës, të cilën e kemi në grup, por si vend organizator është e kualifikuar direkt në Europian dhe rregullorja e UEFA-s në këtë rast parashikon zhvillimin e ndeshjeve miqësore me skuadrat e tjera të grupit, konfirmohet edhe ajo më Italinë.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME


SONDAZH

Si e vlerësoni këmbënguljen e qeverisë për reformën në Drejtësi?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.3
USD 110 110.7
GBP 178.7 179.2
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4505.853
-6.341
-0.14%
S&P 500 1977.80
-5.05
-0.25%
FTSE 100 6646.60
-2.79
-0.04%
FTSE MIB 20543.369
-252.000
-1.21%
CAC 40 4358.07
-36.68
-0.83%
DAX 9422.91
-67.64
-0.71%
HANG SENG 22950.66
-278.551
-1.20%
Nikkei 225 16124.07
-186.569
-1.14%
S&P/ASX 100 4384.500
+11.800
+0.27%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.