Ja si të fitojmë një vend pune
08/11/2012 18:40
Të gjithë e dimë: Ka shpikur helikopterin e parë, ka pikturuar “Darkën e Fundit”, por pakkush e di se artisti, muzikanti dhe shkrimtari Leonardo Da Vinci ka shkruar dhe CV-në e parë.

Të paktën ajo rezulton e dokumentuar, pasi realisht mund të ketë pasur shumë njerëz në atë kohë që kanë hedhur arritjet e tyre në letër. Por, historia thotë se në vitin 1482, Da Vinci listoi aftësitë dhe arritjet e tij në një letër për t’ia dërguar një punëdhënësi potencial, Dukës së Milanos.

Por çfarë do të thotë Kurikulum Vitae?

Origjina e termit vjen nga latinishtja dhe përkthehet: rrjedha e jetës sime. Kuptim i cili vazhdon të mbetet i vërtetë edhe në kontekstin e ditëve të sotme. Megjthatë, materialet në internet për historinë e krijimit te CV-ve, çuditërisht mungojnë. Ka vetëm disa të dhëna për rezumetë e krijuara nga lordët anglezë për t’ua dhënë udhëtarëve si referencë kur përshkruanin rrugë të gjata, por vetëm kaq.
 
Vetëm nga vitet ’50-të, CV-të morën rëndësi për aplikimin në një punë. Para kësaj, ato mbetën thjesht si një formalitet. Kjo pasi aplikantët për punë nuk udhëtonin shumë larg për të gjetur një të tillë dhe se fjalët që qarkullonin, eksperienca e punës dhe reputacioni që kishte aplikanti në zonë ishin më të besueshme se çdo CV. Në këtë pikë, CV-ja ishte famlilja ku kishe lindur. Siç duket, pas Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht pas viteve ’50 kur u shpik dhe kompjuteri i shtëpisë, interneti, mundësimi i dërgimit të CV-ve nga e-maili, aplikimi për punë online edhe larg vendit të banimit, CV-të morën një rëndësi më të madhe.

Ndërsa në Shqipëri, deri para viteve ’90 nuk ekzistonte një mënyrë e tillë punësimi. Atë e sollën organizatat ndërkombëtare të cilat u vendosën në vendin tonë pas viteve ’90.

CV-të më të këqia, si të mos gjesh punë

Nëse qëllimi është që të dallohesh mes shumë të tjerëve, një gjë është e sigurt: autorët e këtyre CV-ve ia kanë arritur qëllimit.

E nisim me CV-në e Benedikt Lëgësh, britanikut CV-ja e të cilit është bërë e famshme si më e keqja në botë. 28-vjeçari nga Mançesteri, me sinqeritetin më të madh tregon se karakteristikë e tij si punëmarrës është dembelizmi, vjedhja dhe herë pas here të bërit bisht punëve. Ai i quan punët e tij të mëparshme “angari”, “të mërzitshme” dhe “zhgënjyese”. Shpesh në përshkrimin e punëve që ka bërë, ai tregon se bënte sikur punonte, ndërkohë që i dërgonte e-maile të dashurës, acaronte nga nervat punëdhënësit dhe përfshinte si “punë” mbajtjen e çelësave, survejimin e letrave që ngjiten në derë etj.

Në pjesën jashtëkurrikulare, ai shkruan se “kalon kohë me familjen e tij me qëllim që të mos i ndalohen çeqet dhe u bën vizatime shokëve, të cilat ua dërgon më pas si dhuratë për ditëlindje”.

“Unë thjesht doja të shkruaja diçka që të ishte orgjinale si unë, jo si dikush tjetër. Cfarë kam vendosur në CV është thellësisht e vërteta. Nëse dikush do të shikojë një farë potenciali tek unë, kjo do të thotë se me CV-në konvencionale nuk do të arrija gjë”.  

Por pasazhe CV-sh të tilla ka shumë. Sipas një sondazhi të një faqeje interneti mbi ndërtimin e karrierës, ku u pyetën rreth 700 kompani në Britaninë e madhe, u zbuluan shumë gafa në aplikime për punë.

Përshembull, një punëkërkues kishte cituar Zotin si referencë në CV-në e tij, ndërsa një tjetër kishte shkruar se ishte pasardhës i vikingëve. Disa të tjerë kishin përdorur një mënyrë shumë më pak kreative për të shkatërruar plotësisht mundësinë për të gjetur një punë. Një aplikues kishte shkruar thjesht emrin e adresën dhe më poshtë fjalinë “Dua një punë”.

Apo citime të tilla si aftësi të veçanta: shërbime për të moshuarit për të verifikuar nëse janë gjallë apo jo. Në sondazh, kompanitë raportonin se kishte dhe aplikues që kishin përfshirë letër reference nga mamaja e tyre. Apo kandidatë që përfshinin në CV një fotografi nudo të tyren.

Gabimet që s’ duhen bërë në një intervistë pune

Jeni i papunë prej muajsh, është shtrënguar puna kur vjen tek financat dhe ka filluar t’ju humbasë durimi për të kërkuar punë kur si me magji ju vjen telefonata: do të paraqiteni në një intervistë pune.

Megjithëse mund të keni eksperiencë me intervistat e punës, është e rëndësishme të paktën të dini se çfarë nuk duhet të bëni gjatë një interviste pune.

Specialistët nënvizojnë të paktën 5 gjëra që duhen shmangur:

1. Mos u tregoni dominues

Në çdo bisedë ka tendenca për tu treguar lider. Sigurohuni që s’jeni ju që dominoni gjithë kohën, pasi kjo i lejon intervistuesit të krijojë një ide se si do silleni ju me kolegët. Njerëzit duan bashkëpunim dhe punë grupi.

2. Mos shikoni orën

Keni rastisur ndonjëherë me ndonjë njeri që sheh shpesh orën? Keni vënë re se sa e bezdisshme është? Mos e bëni këtë të paktën në një intervistë pune. Është e pasjellshme dhe shpërqendruese.

3. Mos jini të papërgatitur
 
Nëse del që ju s’keni farë informacion për kompaninë dhe rolin që ju mund të keni në të, do dukeni shumë keq.

4. Mos jepni opinione vend e pa vend

Kjo do të ishte humbje kohe në një intervistë. Ju ndoshta as nuk e kuptoni se po e bëni këtë pasi mund të apasionoheni nga një çështje, por sigurohuni që të jeni i vëmendshëm në këtë pikë.

5. Mos jini i pavëmendshëm

Nëse nuk dëgjoni pyetjet, ju s’mund t’u përgjigjeni siç duhet. Dëgjoni me kujdes pyetjet që ju bëhen dhe tregoni interes kur flasin intervistuesit. Gjithmonë vëmendja vlerësohet.  


 





/ Top Channel







Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

JLo dhe Iggy, “beteja” e të pasmeve
JLo dhe Iggy, “beteja” e të pasmeve
Jennifer Lopez dhe Iggy Azalea kane publikuar videon e kenges se tyre me te fundit qe titullohet \"Booty\".

Rita Ora rrezikon të ftohet
Rita Ora rrezikon të ftohet (FOTO)
Vjeshta ka detyruar Rita Orën që të hedhë një xhaketë të zezë krahëve për një dalje në mbrëmje me të dashurin e saj Ricky Hilfiger, por duket se këngëtaren me origjinë nga Kosova asgjë nuk mund ta ndalojë për të treguar këmbët.

Imamët e Kosovës, 30 ditë në burg
Imamët e Kosovës, 30 ditë në burg
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditë për 15 të arrestuar, shumica prej tyre imamë të Bashkësisë Islame, e të cilët dyshohen për terrorizëm dhe vepra tjera penale.

PDK ftesë për marrëveshje
PDK ftesë për marrëveshje
Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar partitë politike që të ulen dhe të diskutojnë për daljen nga kriza për formimin e institucioneve të reja, në përputhje me Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 8 qershorit.

Siguria për vizitën e Papa Françeskut
Siguria për vizitën e Papa Françeskut
Policia ka vendosur në Tiranë 27 pika kontrolli, në të gjithë perimetrin që rrethon sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza”.

Gara për guvernatorin e bankës
Gara për guvernatorin e bankës
Një nga bankierët më të suksesshëm shqiptarë në bote, thotë për Top Channel se reputacioni i bankës është efekti anësor më i dëmshëm, pas skandalit financiar në Bankën e Shqipërisë.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.3
USD 108.3 108.8
GBP 178 178.5
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4579.789
-13.637
-0.30%
S&P 500 2010.40
-0.96
-0.05%
FTSE 100 6837.92
+18.63
+0.27%
FTSE MIB 20972.350
-156.371
-0.74%
CAC 40 4461.22
-3.48
-0.08%
DAX 9799.26
+1.13
+0.01%
HANG SENG 24306.16
+137.439
+0.57%
Nikkei 225 16321.17
+253.6
+1.58%
S&P/ASX 100 4512.000
+13.200
+0.29%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.