Zgjedhjet në SHBA, orët vendimtare
06/11/2012 20:30
Zgjedhjet në SHBA, orët vendimtare
Votuesit në mbarë Shtetet e Bashkuara po vijojnë t’i drejtohen qendrave të votimit për të vendosur nëse do të rizgjedhin Barack Obamën apo një president të ri amerikan për katër vitet e ardhshme, sfiduesin republikan Mitt Romney.

Në një lidhje direkte me “Zërin e Amerikës”, gazetarja Rudina Dervishi raportoi për zhvillimet e fundit në kohë reale. “Është ora dy pasdite në Uashington dhe në qendra votimi vazhdon. Në Uashington votimi do të mbyllet pas gati pesë orësh, ndërsa në Kaliforni pas gati tetë orësh. Zgjedhjet po i afrohen finishit, por rezultati mbetet i pasigurt”, nisi raportimin e saj gazetarja e “VOA”-s.

“Votimi duket se ka pasur disa probleme në Nju Jork dhe Nju Xhersi nga uragani “Sandy”. Zyrtarët kanë marrë masa për të ndihmuar banorët, duke i lejuar që të votojnë me fakse, emaile apo në qendra të tjera. Emaili lejohet vetëm për banorët e këtyre zonave të shkatërruara. Nga ana e tyre, sondazhet tregojnë një garë shumë të ngushtë dhe do të jenë votuesit e 6-10 shteteve të pavendosura që do të përcaktojnë fatin e të gjithë SHBA-së, pas fushatës më të kushtueshme në histori, që konsumoi rreth tre miliardë dollarë.  Obama ndodhet aktualisht në Çigako, me stafin e tij të fushatës, duke i bërë telefonata votuesve të thjeshtë, ndërsa Romney zhvilloi një fushatë të fundit në Ohajo dhe Pensilvani. Deri më tani, kanë votuar 31 milionë amerikanë dhe duket se Romney mund të ketë një avantazh të lehtë. Nga ana tjetër, asnjë president republikan nuk është zgjedhur pa fituar Ohajon dhe deri tani, asnjë sondazh nuk e tregon Ohajon të fituar nga Romney”.

Duke qëndruar pikërisht tek “exit-polls”, siç njihen ndryshe sondazhet paszgjedhore dhe momentin kur mund të kuptohet tendenca e zgjedhjeve apo fituesi i tyre, Dervishi shtoi: “Pothuajse të gjithë amerikanët që duan të shohin rezultatin janë përgatitur për një natë të gjatë sot. Fituesi nuk do të mësohet deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa “exit-polls” që zhvillohen nga mediat e mëdha nuk janë faktor i vetëm që merret në konsideratë, pasi edhe ato janë anketa dhe jo gjithmonë janë të sakta. Që prej vitit 2000, kur “exit-polls” parashikuan gabim rezultatin në garën midis Bushit dhe Al Gorit në Florida, edhe mediat tregohen shumë më të kujdesshme. Përsa i përket rezultatit, rezultatet e para priten në mesnatë dhe presidenti i ri mund të shpallet në orët e para të mëngjesit, gjithmonë nëse nuk do të ketë beteja ligjore që do të shtyjnë publikimin e rezultateve”. / Top Channel
Zgjedhjet ne SHBA
Obama fiton edhe Florida-n
Presidenti thellon diferencën me rivalin republikan
Obama: Të pasurit të paguajnë më shumë
Presidenti i rizgjedhur insiston për taksën progresiste
Prioritetet e Obamës
Shtim te ardhurash 600 miliardë $; presidenti përlotet me stafin








TE REKOMANDUARA PER JU

Turqia përforcon kufirin me Sirinë në Kobani
Turqia përforcon kufirin me Sirinë në Kobani
Tanke dhe mjete të blinduara nga Turqia kanë zënë pozicionet e tyre në një kodër përgjatë kufirit me qytetin sirian të pushtuar, Kobani, gjatë së hënës, teksa sulmet me predha prej kryengritësve të Shtetit Islamik janë intensifikuar dhe sulme sporadike kanë prekur edhe territorin turk.

Merkel: BE, rishikim të parneritetit energjitik me Rusinë
Merkel: BE, rishikim të parneritetit energjitik me Rusinë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë të ditur gjatë së hënës se janë të shumta arsyet për të vazhduar partneritetin energjitik të Bashkimit Europian me Rusinë në momentet aktuale, por kjo gjë mund të ndryshojë nëse Moska vazhdon të shkelë parimet bazë.

Çmim për myslimanët që ndërtuan kishën
Çmim për myslimanët që ndërtuan kishën
Deri pak kohe me pare fshati Malbardhë i Laçit njihej pak ose aspak e megjithatë një reportazh i ciklit `Shqipëria Tjetër` ka sjellë një shembull bashkëjetese që beri xhiron e botës. 

Përfundimet e tryezës Shqipëri-BE
Përfundimet e tryezës Shqipëri-BE
Tryeza e katërt e Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nxorri disa përfundime, mes të cilave rivendosja e dialogut politike në vend, vijimi dhe përshpejtimi i reformave, drejtësia e të tjera.

Shqiptarët në paradën gay
Shqiptarët në paradën gay
Parada \'gay\' në Serbi ka ndikuar që shumë aktivistë nga i tërë rajoni të marrin pjesë në organizimin e saj. Me mbështetje të shumë përfaqësuesve ndërkombëtare, parade në Beograd ka qenë test edhe për vendet tjera.

“Zgjerimi i NATO-s në Ballkan, një provokim”
“Zgjerimi i NATO-s në Ballkan, një provokim”
Zgjerimi i NATO-s në Ballkan, me anëtarësimin potencial të ish-republikave jugosllave të Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, mund të shihet si një “provokim”, është cituar të ketë thënë ministri i Jashtëm rus, gjatë një interviste të publikuar të hënën.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Si e vlerësoni këmbënguljen e qeverisë për reformën në Drejtësi?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.1
USD 110 110.5
GBP 178.5 179
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4505.853
-6.341
-0.14%
S&P 500 1977.80
-5.05
-0.25%
FTSE 100 6640.54
-6.06
-0.09%
FTSE MIB 20600.240
+74.131
+0.36%
CAC 40 4377.31
+19.24
+0.44%
DAX 9430.29
+7.38
+0.08%
HANG SENG 22932.98
-296.23
-1.28%
Nikkei 225 16173.52
-137.12
-0.84%
S&P/ASX 100 4397.300
+24.600
+0.56%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.