Maqedoni, Ibrahimi: Gruevski, fashist
20/09/2012 02:44
Debate të ashpra janë zhvilluar mes deputetëve shqiptarë dhe atyre maqedonas në komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale, ku po diskutohet për projektligjin për forcat maqedonase të sigurisë.

Deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi, të mërkurën për herë të dytë e ka quajtur “shoven” kryeministrin Gruevski, të cilin e ka akuzuar se po udhëheq politikë raciste.

“Ky kryeministër deri më tani ja ka arritur me idetë e tija shoviniste që të instalojë në opinion në vend të vlerave jo vlera, në vend të ligjeve të instalojë anarkinë, në vend të mirëqenies të instalohet dhunë, jo perspektivë, stagnim të proceseve integruese, në vend të demokracisë të instalojë diktaturë”, tha Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.

Ndaj akuzave të z. Ibrahimi, ka reaguar ashpër deputeti i VMRO-DPMNE-së Vele Georgievski.

“Vërejtje për ju zonja kryetare. Zoti Orhan tha gjithçka. Unë vetë, si njeri dhe si deputet, e konsideroj të patolerueshme nga ana juaj që të mos ia ndërpritni fjalën kur e quan kryeministrin fashist. Duhej t’ia merrni të drejtën e fjalës”, tha Vele Georgievski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Por, përplasjet mes dy deputetëve nuk kanë përfunduar në sallën e komisionit parlamentar për punë dhe politikë sociale. Debati i nxehtë ka vazhduar edhe në hollin e Kuvendit. Deputeti maqedonas i VMRO-DPMNE-së i ka kërkuar kolegut shqiptar që të mos përdorë fjalë të tilla për kryeministrin, por deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi i ka përsëritur atij qëndrimin se Gruevski është fashist ndërsa projektligji i propozuar nga partia e tij është racist dhe nuk do të miratohet asnjëherë.
/ Top Channel







comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME

SONDAZH

Mendoni se vizita e kryeministrit Rama ne Beograd do të çtensionojë marrëdheniet midis dy vendeve?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.5
USD 109 139.5
GBP 175.5 176
CHF 109 109.6
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.