Egjipti, ‘keqardhje’ që s’ka njohur Kosovën
19/09/2012 16:30
Egjipti, ‘keqardhje’ që s’ka njohur Kosovën
Egjiptit i vjen keq për vonesat në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka marrë këtë mesazh nga ministri egjiptian për Çështjet Parlamentare, Muhamed Mahsub, gjatë takimit të zhvilluar në Kajro.

“Na vjen keq për vonesën në njohjen e shtetit të Kosovës, por ju kërkojmë mirëkuptim për shkak të gjendjes aktuale në të cilën ndodhet Egjipti”, ka deklaruar Mahsub.

Delegacioni kosovar që po viziton zyrtarisht Egjiptin ka zhvilluar takime me përfaqësues të komisioneve të ndryshme parlamentare, të cilët e kanë cilësuar vizitën e kolegëve si shenjë pozitive drejt njohjes së Kosovës.

Në bisedimet e zhvilluara të dyja palët kanë rënë dakord për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në sektorin ekonomik.

Aktualisht Kosova është njohur si shtet i pavarur nga mbi 90 vende të botës, por për numrin e saktë të tyre ka paqartësi, pasi disa herë është paralajmëruar njohja, por që më vonë nuk ka ardhur. / Top Channel







comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

Mendoni se vizita e kryeministrit Rama ne Beograd do të çtensionojë marrëdheniet midis dy vendeve?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.5
USD 109 139.5
GBP 175.5 176
CHF 109 109.6
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.