Vrasje e dyfishtë në Pogradec
14/09/2012 17:40
Vrasje e dyfishtë në Pogradec
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së premtes qytetin e Pogradecit, ku një i ri ka vrarë me armë zjarri dy persona, të afërm të tij.

Sipas informacioneve të fundit policore, autor i krimit të rëndë është shtetasi Romeo Myrtezai, 30 vjeç, i cili fillimisht ka qëlluar të afërmin Fatmir Muhaxhiri dhe më pas vëllain e tij.

Të shtënat janë dëgjuar nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka vënë në pranga 30-vjeçarin.

Nga burime policore zyrtare mësohet se motivet e ngjarjes kanë sfond familjar, pasi viktima e parë, 65-vjeçari Fatmir Muhaxhiri, ishte gjyshi i bashkëshortes së Myrtezait.

Kriminaliteti i lartë vazhdon të jetë i pranishëm në vend dhe motivet kryesore të kësaj pranie janë varfëria dhe mungesa e ligjit, që bën që vrasësit të mos kenë frikë prej tij.

Shembuj të kësaj situate janë vrasja e pak muajve më parë të një gruaje tek Fusha e Aviacionit, në Tiranë, nga një i ri që donte t’i vidhte varsen.

Ndërkohë që plumbat nuk kanë kursyer as zyrtarët e policisë, si kryekomisar Adem Tahirajn, që u vra të enjten teksa përpiqej të kapte një kriminel të mirënjohur, që ishte lënë i lirë nga gjykata pavarësisht krimeve që kishte kryer.
/ Top Channel







comments powered by Disqus
TE REKOMANDUARA PER JU

Arrestohet Maksim Liço
Arrestohet Maksim Liço
Pas një urdhër ndalimi të dhënë nga Prokuroria e Tiranës, policia arrestoi mbrëmjen e së mërkurës Maksim Liçon, 54-vjeçar, i denoncuar nga emisioni investigativ "Fiks Fare" në Top Channel.

Bllokohet mjalti në Llogora    
Bllokohet mjalti në Llogora   
Shtatë pika të tregtimit të mjaltit në Llogora janë bllokuar nga ana Autoritetit Kombetar të Ushqimit.

Greqi, kërkimet në Jon në Tetor 2015
Greqi, kërkimet në Jon në Tetor 2015
Qeveria greke pritet që, brenda këtij muaji, të publikojë në revistën e Komuniteteve Europiane, shpalljen e tenderit për eksplorimin e hidrokarbureve në detin Jon dhe në Jug të Kretës, ndërsa në Tetor 2015 parashikohet të fillojnë kërkimet për naftë dhe gaz në këto zona.

Qeveria Samaras do të kërkojë votëbesimin e Parlamentit‏
Qeveria Samaras do të kërkojë votëbesimin e Parlamentit‏
Zhvillime të pazakonta që kanë rikthyer edhe njëherë tensionin në skenën politike të vendit tregojnë se Greqia ende ndodhet në një gjendje tepër të brishtë dhe të pastabilizuar që nuk e ndihmon për të dalë nga kriza e thellë ekonomike e viteve të fundit.

Kina paralajmëron Hong Kongun
Kina paralajmëron Hong Kongun
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj çdo protesta “të paligjshme” në Hong Kong. Ai e cilësoi situatën e krijuar si një çështje të brendshme të Kinës. Wang Yi foli nga Uashingtoni ku ndodhet në një vizitë.

Siguria e Obamas, dorëhiqet Julia Pierson
Siguria e Obamas, dorëhiqet Julia Pierson
Julia Pierson, drejtoresha e Shërbimeve Sekrete, jep dorëheqjen për shkak të disa ngjarjeve, gjatë të cilave është thyer siguria e Presidentit Obama. Lajmi është bërë i ditur për Neë York Times nga zyrtarë të administratës.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

Kryeministri, Edi Rama premtoi qe mazhoranca do te votoje kerkesat e opozites per komisione hetimore. Ne kushtet kur edhe deputetet qe dhunuan Strazimirin do te gjykohen nga Gjykata e Larte, mendoni qe pas ketyre zhvillimeve opozita do te nderprese bojkotin parlamentar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.1
USD 110.4 111
GBP 178.8 179.5
CHF 115.3 116
TREGJE DHE BURSA
16718.301
-86.41
-0.51%
NASDAQ 4382.338
-39.747
-0.90%
S&P 500 1931.70
-14.46
-0.74%
FTSE 100 6446.39
-111.13
-1.69%
FTSE MIB 19894.881
-811.430
-3.92%
CAC 40 4242.67
-122.60
-2.81%
DAX 9195.68
-186.351
-1.99%
HANG SENG 22932.98
-296.23
-1.28%
Nikkei 225 15661.99
-420.26
-2.61%
S&P/ASX 100 4402.600
-29.700
-0.67%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.