Berisha: Tregtia është rritur
12/09/2012
Kryeministri Sali Berisha iu referua deklaratave të dorëzuara nga tregtaret për të dhënë lajmin se tregtia në Shqipëri është rritur me 25.6 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Per Kryeministrin, ky tregues, të cilin tregtarët nuk janë të interesuar ta deklarojnë më shumë sesa realitetin, është dëshmi e rritjes së fuqisë blerëse në vend, në një kohë kur kriza ekonomike europiane vazhdon të jetë kërcënuese. “Nese kemi parasysh se tregtia eshte edhe gjaku i ekonomise, atehere, qarkullimi i gjakut te ekonomise shqiptare eshte ne forme te mire. Pra mund t’ju them se tregtia njeh nje rritje edhe mbi parashikimet. Kjo rritje deshmon nje rritje te qarte te fuqise blerese ne kete vend”, tha Berisha. Por kryeministri Berisha tha se ishte i vetëdijshëm se megjithë rritjen e tregtisë, në vend ka ende qytetarë në nevojë.
Tregtia njeh nje rritje edhe mbi parashikimet. Kjo rritje deshmon nje rritje te qarte te fuqise blerese ne kete vend

Sali Berisha


Megjithatë, sipas Kryeministrit Berisha, Qeveria po vazhdon te tregohet me e ndershme me qytetaret e saj, sesa kreu i opozites Edi Rama, i cili po viziton keto dite biznese te ndryshme, duke vene ne pah veshtiresite e tyre.

“Dua t'i them kryetarit të Partisë Socialiste, se më është dukur i ngratë, kur shkonte tek dyqanet e deputetëve të PS-së në Durrës. Te pakten te zgjidhte biznese te tjera. Une nuk them se nuk ka njerez qe nuk kane para per te blere, ka. Nuk them se nuk ekzistojne lista, ekzitojne. Por ju them se ne po bëjmë gjithçka për punësimin e qytetareve. Në Shqipëri nuk ka rritje të papunësisë në këtë kohë. Në Shqipëri ka rënie progresive të papunësisë, pra ka krijim të vendeve të punës”, tha Berisha.

Duke iu referuar uljes se tarifes se biznesit per mbajtjen e kasave fiskale nga 9600 leke ne 4 mije leke, Kryeministri Berisha vuri ne dukje ato qe i quajti premtime boshe te kreut te opozitës.

“Ne nuk bëjmë premtime boshe. Ne ato qe premtojmë i bëjmë. Se te dalesh para biznesmenit të Partisë dhe të thuash se unë do të të heq taksën dhe pas një minute të thuash nuk do te paguash kaq shume, por do paguash me pak, këto janë dy gjëra te ndryshme”, tha Berisha.
/ Top Channel







Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Kinë, mësuesi rreh brutalisht 4 fëmijë
Kinë, mësuesi rreh brutalisht 4 fëmijë
Policia kineze është në kërkim të një mësuesi të dhunshëm i cili ka rrahur brutalisht 4 fëmijë me librin e lëndës që jepte.

Reagimi i vogëlushes përballë ndryshimit të të atit të saj
Reagimi i vogëlushes përballë ndryshimit të të atit të saj
Një vogëlushe nuk e priti mirë ndryshimin drastik të të atit të saj, i cili brenda pak minutash shfaqet me dy pamje të ndryshme.

Shqipëria, arsimin ndër më të dobëtit në botë
Shqipëria, arsimin ndër më të dobëtit në botë
Më shumë se gjysëm milioni nxënës të arsimit nëntëvjecar dhe atij të mesëm u ulën në bankat e shkollave anembanë vendit për të nisur vitin e ri shkollor.

Fshati i malit të Shenjtë
Fshati i malit të Shenjtë
Në këtë shtëpi, sot të vetmuar jo larg qytetit të Rubikut, dikur jetonte Abat Preng Doçi , njeriu që jetën ia kushtoi jo thjesht fesë, por mbi të gjitha edhe çështjes kombëtare.

“Dy italianet e rrëmbyera, jo në duart e ISIS”
“Dy italianet e rrëmbyera, jo në duart e ISIS”
Fati i dy italianeve të rrëmbyera në Siri 31 gushtin e vitit të kaluar mbetet ende mister, por ajo lajmi që lehtëson disi familjarët e dy të rejave bën fjalë për përjashtimin e mundësisë që Vanessa Marzullo dhe Greta Ramelli të jenë rrëmbyer nga ISIS.


Beteja e ndërkombëtarëve kundër ISIS
Beteja e ndërkombëtarëve kundër ISIS
Britania e Madhe zotohet të luajë një rol udhëheqës në luftën kundër ekstremistëve të ISIS në Irak dhe Siri.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME

SONDAZH

Si mendoni, tregtia shqiptare


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.4
USD 108.4 109.2
GBP 174.5 175
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
17031.141
+43.631
+0.26%
NASDAQ 4518.903
-48.696
-1.07%
S&P 500 1984.13
-1.41
-0.07%
FTSE 100 6804.21
-2.75
-0.04%
FTSE MIB 20851.721
-219.398
-1.04%
CAC 40 4428.63
-13.07
-0.29%
DAX 9659.63
+8.50
+0.09%
HANG SENG 24356.99
-238.33
-0.97%
Nikkei 225 15948.29
+39.09
+0.25%
S&P/ASX 100 4546.800
-47.700
-1.04%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.