Noti: sport, terapi, fitnes dhe argëtim
11/09/2012 19:20
Noti: sport, terapi, fitnes dhe argëtim
Nëse do të mendonit për pak sport dhe fitnes zgjedhja më e mirë është pa diskutim noti. Përveçse përbën një sport të sigurt në forcimin e zemrës, muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit, të notuarit është një tjetër alternativë në rritjen e cilësisë së jetës.

Ndryshe nga sportet e tjera noti ka më shumë aventurë, fitnes dhe argëtim duke thyer kështu rutinën e ditës suaj. Por cilat janë disa nga arsyet përse duhet të notojmë?

Të notuarit është një ndër aktivitetet që ndihmon dhe forcon zemrën, pasi përbën një ndër sportet më të pasura me lëvizje dhe teknikë ndryshe nga vrapi apo çiklizmi. Noti përbën sportin më gjithëpërfshirës, duke bërë të mundur vënien në lëvizje të të gjithë trupit. Efektet më të dukshme janë në qarkullimin e gjakut dhe tensionin e arterieve, sidomos për ata që vuajnë nga tensioni i lartë. Në sajë të lëvizjes të të gjitha gjymtyrëve të trupit, pas një senace noti do të ndiheshit me aktiv dhe energjik.

Noti ofron diçka që asnjë ushtrim tjetër aerobik nuk mund ta ofrojë: mundësinë të lëvizni çdo pjesë të trupit dhe të mos krijoni presion në sistemin skeletor! Gjatë notit nuk krijoni presion në nyje siç ndodh me sporte të tjera. Kur trupi është i zhytur në ujë deri në bel, ju bartni vetëm 50% të peshës suaj, kur trupi është i zhytur deri në gjoks ju bartni vetëm 25-35% të peshës, ndërsa kur është i zhytur deri në kokë, ju bartni vetëm 10% të peshës suaj.

Kjo do të thotë që noti është ideal për ata që kanë probleme me ngurtësinë e muskujve dhe nyjet që dhembin. Por përfitimet që sjell noti në aspektin shëndetësor janë të shumta. Nëse notoni 3 herë në javë nga 30 minuta, rreziku për krijimin e diabetit do të reduktohet në 10%. Po ashtu, nëse jeni të sëmurë nga diabeti i tipit 1, notimi do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht, sepse do të rrisë ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës.

Të notuarit është vërtet i rëndësishëm, sidomos në ndërtimin e muskujve, si dhe forcimin e tyre. Madje noti ndihmon në zgjatjen e trupit, sidomos midis moshës 14-18 vjeç. Noti është sporti më perfekt që të vë në funksion tërësor gjithë muskujt e trupit duke amortizuar lodhjen në sajë të presionit të ushtruar nga uji. Në rregullimin dhe forcimin e muskujve bëhet i mundur gjithashtu edhe rregullimi i metabolizmit, duke mundësuar kështu djegien e kalorive më shpejt se në kushte të tjera.

Të ushtruarit e notit, qoftë edhe në një pishinë të ngrohtë, bën të mundur tendosjen e muskujve, duke rritur fleksibilitetin. Gjithashtu edhe pas një vrapi të lehtë noti do të sugjerohej në të njëjtën mënyrë. Pak not do të ndihmonte në çlirimin e energjisë negative, apo edhe çlirimin e toksinave trupore që pengojnë tendosjen muskulare. Noti u këshillohet fëmijëve për një zhvillim të shëndetshëm dhe harmonik të trupit, por edhe të moshuarve e sidomos atyre që vuajnë nga ndonjë handikap.

Njerëzit të cilët notojnë shumë deri sa ndiejnë lodhje e duket se po u “mbaron” fryma, në fakt kanë humbur kalori dhe peshë njëkohësisht. Çelësi kryesor është vetëm t’i japësh vetes pak forcë. Kështu me pak vullnet sporti i notit do të ndihmonte në mënyrën më efikase në reduktimin e kileve të tepërta. Ekspertët thonë se gjatë notit shpenzohen rreth 1200 kalori, në një seancë e cila mund të zgjasë 30 ose 40 minuta në ditë.

Mjafton të shikoni kampionë si Majkell Felps, Federika Pelegrini apo Lor Manudu per tu dashuruar me sportin e notit.


Patricia Cani, rrëfimi i një kampioneje


Duhet të kthehemi pas në tetor 2005, atëherë kur Patricia për herë të parë do të fillonte sportin e notit në një pishinë të vogël pak kilometra në dalje të Tiranës. Vetëm rastësia e lidhi me trajnerin e saj aktual, Dashamir Bregun, dhe ai menjëherë pa tek ajo një potencial për një sportiste të niveleve të larta.

Mos pyesni se si, pasi kjo është detyra kryesore e trajnerit, identifikimi i talenteve dhe më pas vazhdon puna profesionale intensive. Ardiani, babai i Patricias, tregon arsyen përse zgjodhi sportin e notit për vajzën e tij : «Doja që të merrej me diçka dhe mendova për tenisin, volejbollin ose notin. Vendosa për notin pasi njihja një trajner. »

Gara e parë për Patrician ishte Turneu «Perspektiva e Notit 2007», zhvilluar në një pishinë të mbyllur gjysmë olimpike pesë vjet më parë. Atëherë vetëm 10 vjeç, ajo i fitoi të 3 garat ku mori pjesë. Që prej atij turneu, stërvitja vazhdoi intensive pesë herë në javë, duke marrë pjesë jo vetëm në kampionatet kombëtare të fëmijëve, por edhe në turne ndërkombëtarë. Si një sportiste me shumë pritshmëri, Patricia duhet të ndjekë një regjim të caktuar. Ardiani tregon se rëndësi të veçantë Patricia i kushton shkollës, ku sivjet shkon për herë të parë në gjimnaz.

«Regjimi është strikt. Vjen nga shkolla në 16.00 dhe në 18.45 shkon në stërvitje e kthehet sërish në shtëpi në orën 21.45 », tregon Ardiani.

I paharruar për Patrician do të ishte takimi dhe testimi me trajnerin e njohur francez Filip Lucas, trajneri i kampioneve olimpike si Laure Manoudou dhe Federicca Pellegrini. Pamundësia e prindërve të saj për të lënë Tiranën dhe për t’u shpërngulur në Francë largoi Patrician nga trajneri i mirënjohur, megjithëse ai ishte i gatshëm ta përfshinte vogëlushen shqiptare në grupin e fëmijëve të tij elitar, pasi pa tek ajo një notare që ndihej shumë mirë me ujin dhe kishte potencialin e duhur për t’u bërë një notare e mirë. Rekordet e para kombëtare Patricia do t’i vendoste në vitin 2010, në kampionatin botëror të notit në Dubai. Megjithëse Patricia ishte konkurrentja më e vogël mes garueseve që vinin nga 153 shtet paraqitja e saj ishte mjaft pozitive. Në muajin prill të vitit 2011 Patricia theu rekorde kombëtare të paprekura prej 25 vitesh në 50, 100 dhe 200 m stil bretkoce për të rritur. Duket se në ketë stil Ptaricia nuk ka konkurrentë sepse në të gjitha garat e zhvilluara deri tani ajo ka thyer edhe rekordet e veta.

Medalje dhe rekorde të shumta për Patrician dhe një brez të ri notarësh, por asnjë mbështetje nga institucionet përgjegjëse. Kryetraineri i ekipit Tirana, Arian Fetishaj, tregon se po përgatitet një grup notarësh me shumë pritshmëri: «Janë notarë me talent. Rezultatet e tregojnë këtë, por duhet më shumë përkushtim nga pushteti lokal sepse gjithçka financohet nga trajnerët dhe vetë prindërit.»

Këta kampionë të vegjël zhvilluan stërvitjen e fundit në pishina të hapura, në pritje të një sezoni të ri me shumë punë për Kampionatin Botëror të Stambollit në dhjetor të këtij viti.


Medina, vajza e veçantë, kampione e notit për të rinj në Kosovë

Prej muajit prill të këtij viti klubi i notit Prishtina ka një anëtare të re dhe mjaft të veçantë, Medinën.

Stili i saj i preferuar i notit eshte stili i lire. Përqendrim, energji, disa ushtrime frymëmarrjeje dhe fillon rutina e përditshme e stërvitjes.
 
Në ujë Medina duket në elementin e saj. Është e vështirë ta ndjekësh pas, ajo ngjan me një kampione të vërtetë. Vetëm në një periudhë pesë muajshe me vullnet dhe me ndihmën e trajneres së saj Emine Llalloshi ja ka dale të shndërrohet nga një fillestare në një kampione noti.

Dita e Medinës nis me kujdesin për lulet, i ujit çdo mëngjes dhe puna e saj e mirë mund të vërehet nga të gjithë që vizitojnë oborrin e rregulluar bukur.

Qeni i saj, Bubi, tani është plakur dhe nuk sheh mirë, por ajo e do e kujdeset për të si ditën e parë kur ia kanë dhuruar vite më parë.

Noti nuk është i vetmi sport i perferuar i Medinës. Edhe në basketboll nuk mbetet prapa.

Pas stërvitjes, me mamanë flasin për ndodhitë e ditës dhe planet e ardhshme.
/ Top Channel







comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni se vizita e kryeministrit Rama ne Beograd do të çtensionojë marrëdheniet midis dy vendeve?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.5
USD 109 139.5
GBP 175.5 176
CHF 109 109.6
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.