Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur
10/09/2012
Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur
Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë filluar të vijnë delegacionet nga shumë vende të botës.

Me rastin e përmbylljes të mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, delegacionet po priten me nderime shtetërore nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ministri i Jashtem Enver Hoxhaj.Për të gjithë të ftuarit Qeveria e Kosovës ka parashikuar edhe dhurata. Ata do të marrin nga një pajisje për mbushjen e aparateve me rreze diellore.Pajisja është shpikur nga shqiptari Kushtrim Xhakli, dhe kjo dhuratë për këtë ditë ka simbolikën që ata të pavarësohen nga energjia elektrike.

Gjatë pasdites së sotme Grupi Ndërkombëtar Drejtues do të mblidhet në Prishtinë për të marrë vendimin përfundimtar, përmes së cilit Kosova nuk do të ketë më mbikqyrje të pavarësisë.Pas kësaj do të ketë edhe një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, ku përveç drejtuesve të shtetit të Kosovës, kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentes Atifete Jahjaga, fjalë rasti do të mbajë edhe Martti Ahtisaari, e të tjerë që ishin të përfshirë në negociatat e Vienës.Aktivitetet shtetërore me rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes do të vazhdojnë edhe ditën e martë.
/ Top Channel







comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

A mendoni se do t`i vihet fre fenomenit të vjedhjes së energjisë pas ultimatumit të qeverisë se autorët do të arrestohen?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.4
USD 109.5 110.2
GBP 176 176.5
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.