Ann: Mitt Romney, nuk do t'ju zhgënjejë
29/08/2012
Bashkëshortja e kandidatit republikan për Shtepine e Bardhe u ngjit ne podiumin e Konventes Republikane për t'i treguar amerikaneve se duhet të votojne Mitt Romney-n per Shtepine e Bardhe.

Ne nje fjalim emocional, Ann Romney pershkroi jeten e saj 44-vjeçare ne krah te te shoqit, rrefeu veshtiresite e shumta te kaluara ne rini e permendi cilesite e tij si njeri, si bashkëshort, si biznesmen dhe si udhëheqës.

"Nuk mund t`ju them se cfare ndodh pergjate kater viteve te ardhshme. Por ajo qe une mund te bej, eshte te qendroj sot ketu perpara jush si bashkeshorte, si nene, si gjyshe, si qytetare e ketij vendi e te bej kete zotim solemn: ky njeri nuk do te deshtoje. Ky njeri nuk do t`ju zhgenjeje. Ky njeri do ta lartesoje Ameriken, sepse cdo dite zgjohet me vendosmërinë për të zgjidhur problemet që të tjerët thonë se nuk zgjidhen dot”, tha Ann Romney.

63-vjeçarja, qe mund te kthehet ne Zonjen e Pare te Shteteve te Bashkuara, foli per martese reale, jo nje rrefenje librash.

"Kam lexuar per dicka te tille, por dua t`ju them se ne historite qe tregohen aty nuk ka pasdite te gjata e te zymta dimri me shi, ne nje shtepi me 5 djem qe ulerijne. Nuk ka asnje kapitull per sklerozen e shumefishte apo kancerin e gjirit. Ajo qe kemi une dhe Mitt eshte nje martese mese e vertete", tha Romney.
 
Fjalimi i transmetuar ne fashen orare kryesore, synoi te shpaloste anen njerezore te republikanit qe ne kete drejtim, sondazhet e opinionit e radhisin pas Obames. Ish-guvernatori i Massachusestsit do te sfidoje presidentin demokrat ne zgjedhjet e nentorit.

Anketat tregojne se dy rivalet jane shume prane njeri-tjetrit. Fjalimin e tij perpara konventes, Romney do ta mbaje te enjten. Kjo eshte perpjekja e dyte e 65-vjeçarit per Shtepine e Bardhe, pas nje tentative te pasuksseshme ne 2008-ten.


/ Top Channel
Zgjedhjet ne SHBA
Obama fiton edhe Florida-n
Presidenti thellon diferencën me rivalin republikan
Obama: Të pasurit të paguajnë më shumë
Presidenti i rizgjedhur insiston për taksën progresiste
Prioritetet e Obamës
Shtim te ardhurash 600 miliardë $; presidenti përlotet me stafin








comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

A mendoni se do t`i vihet fre fenomenit të vjedhjes së energjisë pas ultimatumit të qeverisë se autorët do të arrestohen?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.3
USD 110.7 111
GBP 176.5 177
CHF 114.5 115.3
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.