Tragjedia, dy vajzat për kurim në Austri
23/05/2012
Dy  studentet e plagosura në aksidenitn e Himarës, Florije Peci dhe Eriselda Guberi, të cilat janë në një gjendje më të rëndë  shëndetësore, do të transprotohen të enjten në mëngjes në një klinikë të specializuar në Austri.

Ministri i Shëndetësisë, Petrirt Vasili ka konfirmuar këtë së bashku me ambasadorin austriak në Tiranë. Dy pacinetet do të trasnportohen me ambulanca nga Spitali Ushtarak drejt aeroportit të Rinasit ku më pas do të nisen me një avion sanitar drejt Austrisë.

Petrit Vasili, Ministër i Shëndetësisë: Doja të nënvizoja mbështetjen e jashtëzakonshme të Raiffaisen Bank dha në këtë operacion për të mundësuar transportin tepër të komplikuar me avion sanitar, dhe në këtë mënyrë hapen mundësi të reja për një trajtim sa më pozitiv dhe shpresëmadh për të dyja vajzat duke eksploruar mundësitë maksimale që shkenca e mjekësisë ofron për raste të tilla.

Florian Rauning, Ambasadori i Austrisë në Tiranë: Me një bashkëpunim dy-ditor bashkë me ministrinë, me spitalin, me shoqatën “Aleanca për fëmijët” në Austri dhe me Raiffaisen Bank kemi arritur të sigurojmë transportin për dy vajzat në Austri.

“Ne kemi marrë masat me ekipet tona të reanimacionit, me personelin e nevojshëm që shërben në reanimacion, por edhe me mjetet tona që mund t’u them që kemi mjet shumë të mirëpajisur, ne që në mëngjes kemi marrë masat që të sëmurët të transportohen sipas kushteve mjekësore drejt aeroportit të Rinasit”, deklaroi Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj.

Ndërkohë në Spitalin Ushtarak kanë dalë nga reanimacioni në pavion, gjashtë nga nëntë vajzat që kanë qendruar aty prej dy ditësh dhe janë në një gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa një tjetër do të qendroje për pak, ndonëse ka kaluar rrezikun për jetën.

Heshtje për “Himarën” në Strasburg

Parlamenti Europian shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës.

“Në Shqipëri, vend që ka marrëdhënie institucionale me Bashkimin Europian, nga një aksident tragjik rrugor humbën jetën 13 persona. Rënia e një autobusi në humnerë mori shumë jetë e shkaktoi shumë të lënduar që ndodhen në spitale. Dua të shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur ngushëllimet tona dhe solidaritetin me familjet e të vdekurve dhe të lënduarve, si dhe me autoritetet dhe popullin shqiptar”, deklaroi Victor Bostinaru, nënkryetar i delegacionit të PE për Shqipërinë.

“Faleminderit zoti Bostinaru që ngritët këtë çështje. Deklarata juaj u mbajt shënim dhe Parlamenti shpreh solidaritetin me viktimat dhe familjet e tyre”, tha më pas drejtuesi i seancës.

Të mbledhur në seancë plenare në Strasburg, eurodeputetët mbajtën fillimisht një minutë heshtje në kujtim të gjykatësit italian Giovanni Falcone, i vrarë 20 vjet më parë. Menjëherë pas këtij përkujtimi vijuan dhe ngushëllimet për aksidentin tragjik në Shqipëri.

Vlorë, dalin nga spitali 5 vajza

Pese studente që kuroheshin në spitalin e Vlorës dolen pasi gjendja e tyre eshte normalizuar. Ergita Opingari nga Berati, mesditen e se merkures la spitalin për të shkuar në shtepine e saj prane prinderve. Nga aksidenti ajo ka thyer kemben dhe fatmiresisht nuk ka pesuar asnje demtim tjeter. Ticiana Hysa eshte nje nga studentet e para qe mundi te tregoje te henen ngjarjen e rende. Ajo eshte teresisht jashte rrezikut per jeten dhe eshte kuruar per demtimet qe ka pesuar ne kurriz.

Ne gjendje te mire eshte edhe Besjana Xheneti, por asaj askush nuk i ka treguar qe i fejuari me te cilin udhetonte nuk eshte me.

Besjana udhetonte se bashku me te fejuarin e saj Armand Halilaga 23 vjec qe humbi jeten ne kete aksident. Ne spitalin e Vlores, po kuroheshin 10 studente kater nga te cilat jane ne reanimacion. Asnje prej tyre nuk eshte ne rrezik per jeten. Ato qe kane qene ne gjendje te mire shendetesore kane dale nga spitali.  

Sequi vlerëson solidaritetin

Ambasadori Ettore Sequi vizitoi të mërkurën ambientet e Spitalit Ushtarak, ku ka parë nga afër gjendjen e studenteve të plagosura. Ambasadori vlerësoi trajtimin nga ekipi mjekësor që po u bëhet vajzave të reja, ndërsa vlerësoi të lënduarat, për forcën dhe kurajon për ta përballuar mirë situatën e krijuar. Sequi vlerësoi edhe solidaritetin e treguar nga të gjithë në këto ditë tragjedie dhe pikërisht nga ky moment përfitoi për të lëshuar edhe një mesazh.

"Pashë solidaritet nga shqiptarët. Shoqëria shqiptare ka mundësi që të mblidhet bashkë dhe t'i bëjë ballë sfidave dhe problemeve. Kam besim që kjo do të vazhdojë edhe kur Shqipëria të përballet me sfida të tjera", tha Sequi.

Ati i Shenjtë: Lutem për viktimat

Edhe Papa Benedikti XVI ka dërguar një mesazh ngushëllimi për aksidentin tragjik të Himarës.

"Shpreh pikëllimin e thellë për viktimat e aksidentit dhe lutem për ta. Ngushëllim për ata që vuajnë për humbjen tragjike të të dashurve të tyre", thuhet në mesazhin që Ati i Shenjtë i ka dërguar monsinjor Hil Kabashit, administrator apostolik i Shqipërisë së Jugut.

Papa Benedikti në mesazh lutet për bekime qiellore për kombin e goditur nga kjo ngjarje tragjike.

/ Top Channel







Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Vendi i deputetëve është në parlament…por ndonjëherë ndodh edhe kështu
Vendi i deputetëve është në parlament…por ndonjëherë ndodh edhe kështu
Të tallesh me jetën e qytetarëve asnjëherë nuk është një vendim i zgjuar për një ligjvënës dhe herët a vonë “do të marrësh kusurin”.

Ukrainë, autonomi dhe amnisti për rebelët
Ukrainë, autonomi dhe amnisti për rebelët
Parlamenti ukrainas miratoi ligjet që i garantojnë autonomi të zgjeruar rajoneve lindore të vendit dhe amnisti të gjithë rebelëve separatistë pro-rusë që i janë kundërvënë autoritetit të Kievit prej muajsh me radhë.

Sheqeri, armiku i vërtetë i tensionit
Sheqeri, armiku i vërtetë i tensionit
Ndryshe nga sa është menduar gjithmonë, është sheqeri dhe jo kripa armiku i vërtetë i atyre që vuajnë nga tensioni i lartë.

Dieta paleolite, të hamë si 2.6 milion vite më parë
Dieta paleolite, të hamë si 2.6 milion vite më parë
Qytetërimi ndër shekuj ka zhdukur një nga një fiset indigjene dhe sot ato fise fanatike që vazhdojnë me të njëjtin stil jetese si në epokën e paleolitit, rreth 2.6 milion vite më parë, numërohen me gishta.

Rama: Nuk jam as gjykatës dhe as prokuror
Rama: Nuk jam as gjykatës dhe as prokuror
Kryeministri Edi Rama, i “bombarduar” me komente në adresën e adresën e tij në Facebook, pas vendimit të djeshëm në Gjykatën e Apelit për çështjen Fullani, u jep përgjigje po në Facebook.

Tahiri dhe Jenkins në Lazarat
Tahiri dhe Jenkins në Lazarat
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, së bashku me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Owern Jenkinks, ishin për një vizitë në fshatin Lazarat.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni qe arrestimi i guvernatorit Fullani i ka dhene fund fenomenit te te paprekshmeve ne Shqiperi?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.3
USD 107.9 108.3
GBP 174.5 175
CHF 115.2 115.7
TREGJE DHE BURSA
17131.971
+100.83
+0.59%
NASDAQ 4552.759
+33.856
+0.75%
S&P 500 1998.98
+14.85
+0.75%
FTSE 100 6792.24
-11.97
-0.18%
FTSE MIB 20788.500
-63.221
-0.30%
CAC 40 4409.15
-19.48
-0.44%
DAX 9632.93
-26.70
-0.28%
HANG SENG 24136.01
-220.98
-0.91%
Nikkei 225 15911.53
-36.76
-0.23%
S&P/ASX 100 4524.500
-22.300
-0.49%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.