Vazhdon odisea e romëve
15/05/2012
Për të disatën herë radhazi romët që jetojnë pranë Unazës së Madhe në Tiranë, janë dëbuar me forcë nga çadrat e tyre.

Me fëmijë të vegjël në duar, ata janë vendosur poshtë një ure, duke kërkuar sërish ndihmën e shtetit dhe të gjithë organizatave që merren me mbrotjen e të drejtave të njeriut.

“Bashkia, Besniku me disa persona të tjerë, kanë përdorur dhunë. Ne nuk dimë ku të shkojmë. Ju lutemi të na strehojnë në ndonjë copë toke. Ne tokën nuk e marrim me vete, thjesht që të ushqehemi me bukë, të punojmë me kanaçet”, thotë një familjar rom. 

Edhe familjet rome që janë strehuar prane ish-reparteve ushtarake në kombinat, jetojnë në kushte shumë të vështira, pa ujë, pa energji elektrike dhe në ambiente aspak të përshtatshme për fëmijët e tyre.

Ministri i Punës, Spiro Ksera tha për Top Channel, se brenda pak ditësh do të përfundojë instalimi i energjisë elektrike, por edhe i ujit të pijshëm.

“Për 3-4 ditë do të kemi furnizim me energji elektrike se banorët e lagjes atje kishin bërë një ndërhyrje. Me ujin e pijshëm kemi dy zgjidhje, e para është me anë të një pusi në zonën ushtarake të bërë shumë vite më parë dhe e dyta me ujësjellësin për të bërë furnizimin e repartit nga një linjë tjetër. Sot janë mbledhur të gjithë donatorët për të mbështetur familjet rome”, tha ministri Ksera.

Në qershor do të fillojë investimi i parë prej 400 mijë eurosh për ndërtimin e qendrës së rehabilitimit në këtë zonë, tha Ministri i Punës. / Top Channel







comments powered by Disqus
TE REKOMANDUARA PER JU

Siguria, incidenti në Shtëpinë e Bardhë “i papranueshëm”
Siguria, incidenti në Shtëpinë e Bardhë “i papranueshëm”
Drejtoresha e një agjencie, përgjegjëse për sigurinë e Presidentit Barack Obama, ka bërë të ditur se shkelja e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, më herët gjatë këtij muaji, ishte “e papranueshme”.

Irak, nisin sulmet e para britanike
Irak, nisin sulmet e para britanike
Avionët luftarak të Forcave Ajrore të Mbretërisë (RAF) së Britanisë kanë nisur sulmet e tyre të para ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Irak, duke goditur një vendstrehimi të armëve të rënda dhe një kamion që po transportonte armatime.

Incidenti në takimin me komisionerin Fule
Incidenti në takimin me komisionerin Fule
“Duhej të ishte dialog i nivelit të lartë, siç edhe është quajtur, por Edi Rama e ktheu takimin e djeshëm në një bisedë të nivelit shumë të ulët”.

Skandali i Pukës prodhon tjetër skandal
Skandali i Pukës prodhon tjetër skandal
Në kohën që drejtësia nuk ka folur ende për ish-kryetarin e Gjykatës  Shtjefen Lleshi dhe ish-kryeprokurorin e Pukës, prokurorin  Pëllumb Prençi për skandalin e denoncuar muaj më parë në emisionin Fiks Fare, llogaritë hetimore duket se nuk janë ende të mbyllura edhe për persona të tjerë. 

Serbi, paradë “gjigante” në nder të Putin
Serbi, paradë “gjigante” në nder të Putin
Moska konfirmoi vizitën e presidentit Vladimir Putin më 16 tetor në Beograd me ftesë të homologut serb, Tomisllav Nikoliç.

Ndihma financiare për Greqinë
Ndihma financiare për Greqinë
Në një klimë konfrontimesh të ashpra politike me opozitën, qeveria greke filloi mesditën e së martës një raund të ri negociatash me ekspertët e kreditorëve të së ashtuquajturës “Trojka”, në vlerësimin e pestë të radhës së programit të reformave, që duhet të zbatojë Athina në mënyrë që të marrë, deri në fund të këtij viti, këstin e ndihmës financiare prej 7.1 mld eurosh.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Si e vlerësoni këmbënguljen e qeverisë për reformën në Drejtësi?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.1
USD 110 110.5
GBP 178.5 179
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4493.39
-12.462
-0.28%
S&P 500 1972.29
-5.51
-0.28%
FTSE 100 6606.19
-16.53
-0.25%
FTSE MIB 20893.789
+1.680
+0.01%
CAC 40 4424.53
+8.29
+0.19%
DAX 9510.71
+36.41
+0.38%
HANG SENG 22932.98
-296.23
-1.28%
Nikkei 225 16082.25
-91.27
-0.56%
S&P/ASX 100 4432.300
+35.000
+0.80%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.